Ticino: Lejohen sërish vizitat në shtëpitë e pleqve

Më datë:

Banorët e shtëpive të të moshuarve në Kantonin e Tiçinos mund të vizitohen sërish në dhomat e tyre si dhe të dalin vetë.  Qeveria e kantonit Ticino ka zbutur të premten masat përkatëse për shtëpitë e të moshuarve.

Megjithatë, vizitorët duhet të zbatojnë rregulla të rrepta të higjienës dhe sigurisë.

Franco Tanzi, geriatër dhe koordinator i grupit të punës “Shtëpitë e të moshuarve” në kantonin Ticino, ka sqaruar lehtësimet e fundit në konferencën për media që ka mbajtur sot qeveria. Ai e ka quajtur këtë një “arritje të madhe”.

Shumë të moshuar kanë vuajtur nga vetmia gjatë muajve të fundit, për pasojë, jo pak prej tyre kanë humbur vullnetin për jetë.

Kjo gjë  tani duhet të marrë fund: Nga java tjetër, vizitat në dhomat e banorëve të shtëpive të të moshuarve do të lejohen përsëri.

Rregullorja e re ende duhet të miratohet ligjërisht dhe të dërgohet në shtëpitë e të moshuarve, ka thënë Raffaele De Rosa, kreu i Departamentit të Shëndetit dhe Çështjeve Sociale.

Por dekreti duhet të nënshkruhet dhe vuloset deri të premten në mbrëmje.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Policia godet rrjetin e trafikut të armëve, i riu arrestohet në flagrancë

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, operacioni i...

Nën dyshim për ryshfet në votime, Policia e Kosovës arreston aktivistin e Listës Serbe

Policia e Kosovës njoftoi të premten se e ka...

GJKKO refuzon kërkesat e Metës, për transmetimin live të seancave gjyqësore

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e paraqitur nga...

Opozita ngre akuza: miliona euro për konsulencë në Bankën Shqiptare të Zhvillimit

https://www.youtube.com/live/86O3YAPEwqY?si=mrw3YYZvFzIjXzsb&t=152 Partia Demokratike ka ngritur pikëpyetje mbi mënyrën e ngritjes...