Opozita ngre akuza: miliona euro për konsulencë në Bankën Shqiptare të Zhvillimit

Më datë:

Partia Demokratike ka ngritur pikëpyetje mbi mënyrën e ngritjes së Bankës Shqiptare të Zhvillimit, duke akuzuar qeverinë se po përdor fonde publike për projekte që, sipas saj, nuk kanë ende bazat e nevojshme institucionale dhe strategjike.

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja për Antikorrupsionin në PD, Genta Vangjeli, tha se pas miratimit të ligjit për krijimin e bankës dhe alokimit të 1 miliard lekëve si kapital fillestar, institucioni vazhdon të mos ketë një strategji të qartë funksionimi, strukturë operacionale apo plan zhvillimi.

Sipas saj, në vend që këto elemente të ndërtoheshin nga vetë administrata shtetërore, qeveria ka hapur një procedurë konsulence me vlerë 3.3 milionë euro për hartimin e kuadrit institucional, strategjik dhe operacional të bankës.

Vangjeli argumentoi se kjo qasje ngre dyshime mbi mënyrën se si po përdoren fondet publike, ndërsa shtoi se ekonomia shqiptare po përballet me sfida të shumta, përfshirë vështirësitë e bizneseve për të siguruar financim dhe largimin e të rinjve nga vendi. Sipas opozitës, rasti i Bankës Shqiptare të Zhvillimit është një tjetër shembull i asaj që e cilëson si model qeverisjeje të bazuar në propagandë dhe klientelizëm, në vend të ndërtimit të institucioneve funksionale dhe të qëndrueshme për zhvillimin ekonomik të vendit.

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:
Qeveria shqiptare po ndërton një tjetër mekanizëm të shtrenjtë propagande dhe klientelizmi me emrin ‘Banka Shqiptare e Zhvillimit’, ndërsa qytetarët dhe bizneset vazhdojnë të përballen me taksa të larta, mungesë financimi dhe ekonomi të rrënuar. Pasi Kuvendi miratoi ligjin për krijimin e Bankës Shqiptare të Zhvillimit dhe pasi qeveria derdhi 1 miliard lekë nga paratë e shqiptarëve si kapital fillestar, sot rezulton se institucioni ende nuk ka as strategji, as model funksionimi, as strukturë operacionale dhe as plan të qartë zhvillimi.

Në vend që këto kapacitete të ndërtoheshin nga vetë shteti përmes ekspertizës institucionale, qeveria ka vendosur të hapë një tjetër tender miliona eurosh për konsulencë. 3.3 milionë euro do të shpenzohen për një kompani private, e cila do të hartojë dhe konsolidojë kuadrin institucional, strategjik dhe operacional të Bankës. Ndërkohë që propaganda flet për zhvillim, ekonomia reale po vuan mungesën e kredive, bizneset e vogla po mbyllen dhe të rinjtë po largohen nga Shqipëria.

Shqiptarët kanë të drejtë të dinë: Pse një bankë shtetërore krijohet pa pasur paraprakisht strategjinë dhe strukturën bazë? Ky është modeli i një qeverie që nuk ndërton institucione të forta, por ndërton skema të kushtueshme propagande dhe klientelizmi me paratë e qytetarëve shqiptarë.

foto galeri
foto galeri

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ngjarje te Kthesa e Kamzës, polici sulmohet me thikë gjatë detyrës

Një konflikt ka ndodhur mes një qytetari dhe një...

Policia godet rrjetin e trafikut të armëve, i riu arrestohet në flagrancë

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, operacioni i...

Nën dyshim për ryshfet në votime, Policia e Kosovës arreston aktivistin e Listës Serbe

Policia e Kosovës njoftoi të premten se e ka...

GJKKO refuzon kërkesat e Metës, për transmetimin live të seancave gjyqësore

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e paraqitur nga...