17.5 C
Tirana

“Thuajse 100% njëlloj”| Celibashi: Testi me Inteligjencën Artificiale në numërim ishte i suksesshëm!

Më datë:

Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, ka dalë në një konferencë për mediat mesditën e kësaj të hëne, më 10 nëntor, ku ka folur lidhur me procesin e numërimit të votave pas përfundimit të procesit zgjedhor të zhvilluar të dielën në pesë bashki.

Gjatë fjalës së tij, Celibashi njoftoi se në Bashkinë e Tepelenës u testua për herë të parë përdorimi i inteligjencës artificiale (IA) në procesin e numërimit dhe vlerësimit të votave, si një hap drejt modernizimit të mëtejshëm të administrimit zgjedhor. Ai e konsideroi këtë testim të suksesshëm.

“Në Bashkinë e Tepelenës ne testuam përdorimin e IA-së në numërimin dhe vlerësimin e votave. Kjo mënyrë asesi nuk kishte për qëllim të zëvendësonte atë manualen, që mbetet sot e gjithë ditën ajo ligjorja. Ishte një test teknik, nëpërmjet të cilit doli se sa e dobishme do të ishte në të ardhmen përdorimi i kësaj teknologjie, kostot dhe në fund të fundit edhe integriteti i procesit.

Përdorimin e IA-së e kemi parë si një mjet të përshtatshëm për kontrollin e profesionalizmit dhe ndershmërisë profesionale. Testi i kryer dje ishte i suksesshëm dhe i përmbushi të gjitha pritshmëritë e KQZ-së. Pamjet filmike të përfituara gjatë numërimit dhe vlerësimit me dorë të fletëve të votimit u lexuan në kohë reale nga programi kompjuterik. Analiza e këtyre pamjeve prodhoi pothuajse 100% të njëjtin rezultat.

U lexuan me saktësi të plotë përmes IA-së pamjet ballore të fletës, por pati pasaktësi në pjesën e pasme të fletës. Besojmë se arritja 100% do të varet nga ndërtimi i disa protokolleve teknike, të cilat do të duhet të respektohen nga komisionerët e numërimit. Është e qartë që do të duhen të bëhen ndryshime në Kodin Zgjedhor, në mënyrë që rezultatet e dala nga përdorimi i kësaj lloj teknologjie të konsiderohen zyrtare”, tha Celibashi.

Ai konfirmoi edhe të dhënat e publikuara më herët në faqen e KQZ-së, sipas të cilave Partia Socialiste ka fituar në të pesta bashkitë: Mat, Cërrik, Berat, Vlorë dhe Tepelenë 

Leksioni nga Kosova| Celibashi: Pa ligj të ri, vonesat në numërimin e votave do të përsëriten në 2027-ën

Në konferencën e sotme për mediat, Celibashi, u pyet nga gazetarët lidhur me leksionin që mbrëmjen e kaluar, 9 nëntor, Kosova i dha Shqipërisë, duke nxjerrë brenda dy orëve rezultatin në zgjedhjet lokale, ndërkohë që në Shqipëri sapo kishte filluar numërimi i kutisë së parë.

Celibashi nuk bëri krahasime, por theksoi se duhet një ligj i ri në vend lidhur me këtë çështje; në të kundërt, vonesat në numërim do të përsëriten edhe në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2027.

Brenda vitit 2026 do të ishte mirë të kemi një ligj të ri zgjedhor. Nëse nuk do ta kemi brenda vitit 2026, në zgjedhjet e vitit 2027 do të shkojmë në të njëjtën situatë sikurse kemi shkuar gati në gjithë këto 30 vite të shkuara.”, deklaroi kreu i KQZ-së

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Ligji “Për barazinë gjinore” sjell përmbysje të rendit juridik të vendit

https://www.youtube.com/live/HQYR6fNKgag?si=1cWk3ydg98ikVqm6&t=617  Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u shpreh sot...

Zgjidhet formacioni dhe trajneri i javës së 11-të

Java e 11-të e kampionatit “Abissnet Superiore” u mbyll...

Studimi: Terapia gjenetike mund të ulë përgjithmonë kolesterolin e lartë

Një studim pilot i publikuar së fundmi sugjeron se...

Kamioni me PVC doli nga Hani i Hotit, pezullim nga detyra dhe detyrim paraqitjeje për dy punonjës policie

Dy punonjës policie të pikës kufitare të Hanit të...