Thertore jashtë kushteve higjieno-sanitare, në pranga 62-vjeçari në Përmet

Më datë:

Në vijim të punës për parandalimin e krimeve mjedisore,  shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet në bashkëpunim me Autoritetin Kombëtar të ushqimit Gjirokastër, ushtruan kontroll në një ambient të përshtatur si thertore jashtë kushteve minimale higjieno-sanitare.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. L., u konstatua një ambient i përshtatur si thertore për bagëti të imta, ku u gjetën dhjetëra bagëti në proces therjeje, si dhe një pjesë e tyre të therura. Gjithashtu, u gjetën dhjetëra matrikuj për bagëti, të dyshuara të falsifikuara.

Në vijim të kontrollit, shërbimet e Policisë dhe të AKU-së konstatuan një tubacion përmes të cilit mbetjet e therjes shkarkoheshin dhe hidheshin në lumin Vjosë, duke shkaktuar ndotje të mjedisit dhe të ujërave.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ndërhyri menjëherë duke bllokuar ambientin ku ushtrohej kjo veprimtari e paligjshme, nisi procedurat administrative përkatëse dhe ndëshkoi pronarin e ambientit me masë administrative 200 000 lekë të rinj.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 62 vjeç, banues në fshatin Qilarisht, Përmet, pronar i ambientit, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industriale dhe ushqimore”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve” dhe “Ndotja e ujërave”.

Gjithashtu, u proceduan penalisht shtetasit L. D., 54 vjeç, dhe Y. H., 66 vjeç, të dy banues në Përmet, me detyrë veterinerë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi dyshohet se nuk kanë ushtruar kontrollet dhe nuk kanë marrë masat që u ngarkon ligji për bagëtitë e 62-vjeçarit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit mbetet e vendosur në misionin e saj për evidentimin dhe goditjen e çdo veprimtarie të paligjshme që dëmton mjedisin, cenon sigurinë ushqimore dhe rrezikon shëndetin e qytetarëve.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Xhixho: Kërkojmë seancë urgjente për gjendjen në QSUT dhe mungesën e pajisjeve mjekësore

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka ngritur...

Haxhiu: Datën e seancës konstituive e caktoj javën e ardhshme

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu,...

Policia Kufitare shpëton 11 emigrantë në det pranë grykëderdhjes së Vjosës

Policia Kufitare e Vlorës u njoftua rreth orëve të...

DASH: Dialogu Strategjik me Kosovën kur të përmbushen kushtet dhe zotimet ndaj serbëve

Shtetet e Bashkuara thanë se janë në pritje të...