Haxhiu: Datën e seancës konstituive e caktoj javën e ardhshme

Më datë:

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, u zotua sot se “javën e ardhshme do ta bëj të ditur ditën dhe orën e saktë për mbajtjen e seancës konstituive, në mënyrë që të jenë të pranishëm të gjithë 120 deputetët ashtu siç edhe thekson aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese”.

Ajo, bëri me dije se u ka dhënë kohë partive politike për takime para se të thërrasë këtë seancë, ashtu siç e parashikohet në afatin prej 30 ditësh.

“Duke pasur parasysh që në momentin kur Kuvendi i Republikës së Kosovës konstituohet, e duke i pasur parasysh numrat në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ai do të konstituohet, pra nuk do ta kemi problemin e fillimit të vitit apo të prillit të vitit të kaluar, pra duke qenë që pas konstituimit të Kuvendit fillojnë të rrjedhin afatet kohore për zgjedhjen e presidentit, pra janë 60 ditë pas konstituimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, e kam vlerësuar që t’ju jap partive politike kohën në dispozicion në mënyrë që të mbërrijnë te një marrëveshje, që sapo pastaj të konstituohet Kuvendi i Republikës së Kosovës, të mos ketë nevojë që të presim 60 ditë për të zgjedhur presidentin, ose të mos vijmë në një situatë, që nuk besoj që dikush e do, që mos ta zgjedhim presidentin dhe që të shkojmë edhe një herë në zgjedhje të jashtëzakonshme”.

Haxhiu tha se zgjedhjet eventuale nuk do të ishin të mira as për qytetarët e Republikës së Kosovës e as për subjektet politike apo individë përbrenda subjekteve politike. Prandaj tha se i përkra bisedimet e iniciuara nga partia fituese e zgjedhjeve.

“Prandaj, si ushtruese e detyrës së presidentes, unë i kam mirëpritur takimet e zhvilluara me ftesë të kryeministrit dhe kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, zotin Albin Kurti. E kam vlerësuar pozitivisht qasjen e LDK-së dhe PDK-së, pra që kanë pranuar që të vazhdojnë këto takime. Nuk më duket mirë që tashmë LDK-ja ka pezulluar takimet për të arritur një marrëveshje. Ftoj edhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës që t’i përgjigjet pozitivisht ftesave për takime sepse nuk mund të kemi marrëveshje pa patur takime. Prandaj, qasja serioze, konstruktiviteti në këto diskutime është rruga për të patur një marrëveshje”, tha ajo.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Thertore jashtë kushteve higjieno-sanitare, në pranga 62-vjeçari në Përmet

Në vijim të punës për parandalimin e krimeve mjedisore, ...

Xhixho: Kërkojmë seancë urgjente për gjendjen në QSUT dhe mungesën e pajisjeve mjekësore

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka ngritur...

Policia Kufitare shpëton 11 emigrantë në det pranë grykëderdhjes së Vjosës

Policia Kufitare e Vlorës u njoftua rreth orëve të...

DASH: Dialogu Strategjik me Kosovën kur të përmbushen kushtet dhe zotimet ndaj serbëve

Shtetet e Bashkuara thanë se janë në pritje të...