Thaçi dërgon Dekretin Presidencial në Kuvend me emrin e Albin Kurtit për Kryeministër

Më datë:

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dërguar në Kuvendin e Kosovës dekretin e Albin Kurtiti.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sapo ka dërguar në mënyrë zyrtare Dekretin Presidencial me emrin e kandidatit për Kryeministër, Albin Kurti, në Kuvendin e Kosovës, raporton lajmi.net.

Këtë e ka bërë të ditur vet Thaçi përmes një postimi në profilin e tij zyrtar ku ka thënë se ky është një hap shumë i rëndësishëm prej krijimin e institucioneve të reja.

Postimi i plotë i Thaçit pa ndërhyrje:

Pas pranimit të propozimit për mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Dekretin Presidencial me emrin e kandidatit për Kryeministër e dërgova zyrtarisht në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Ky është hap shumë i rëndësishëm për krijimin e institucioneve të reja dhe nga sot fillon edhe rrjedhja e afatit kushtetues për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Policia zbulon arsenal armësh në Tiranë, nënë e bir të dyshuar

Zbulohet një bazë armatimi në Tiranë. Në kuadër të...

Aksion i gjerë në burgje, sekuestrohen sende të ndaluara në Durrës dhe Rrogozhinë

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njoftoi sot se ka...

Përfundon me sukses misioni hënor Artemis II

Astronautët e misionit Artemis II janë kthyer me sukses...

Ndahet nga jeta Eliot Engel, miku i madh i Kosovës

Ka vdekur në moshën 79-vjeçare, ish-kongresisti amerikan, Eliot Engel,...