Tërmeti në Zagreb, Kurti: Do t’i shohim mundësitë për të ofruar ndihmë institucionale

Më datë:

Kryeministri i vendit, Albi Kurti, ka thënë se Qeveria e Kosovës do të shoh të gjitha mundësitë për t’i ofruar ndihmë shtetit të Kroacisë pas prekjes nga tërmeti.

“Zagrebin sot e zgjoi tërmeti prej 5.4 ballëve. Në kohën kur institucionet kroate po luftojnë me virusin corona, sot ato duhet të merren edhe me pasojat e tërmetit. Dëmet materiale janë të mëdha por fatmirësisht duket se pa viktima në njerëz”.

“Si Qeveri e Kosovës do t’i shohim të gjitha mundësitë për të ofruar ndihmën tonë institucionale. Uroj që Qeveria e Kroacisë, Kryeministri i saj z. Andrej Plenković, të ja dalin mbanë e të mos kenë nevojë për ne të tjerët. Gjithsesi, trupat tanë të FSK-së janë të gatshëm si përherë t’i dalin në ndihmë miqve tanë”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rama për gazetarët e BE-së: Protesta në Zvërnec, investitorëve u është kërkuar dialog

https://www.youtube.com/live/oJaGZD4YD1k?si=y3HKx1xccnEHTNIx Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot një konferencë me...

“Sterilizimi”, Beqaj mbron veten në gjykatë: nuk kam vjedhur asgjë

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka kërkuar pushimin e...

Rasti i Eglant Koçit, zhvillime të reja: policia shpall në kërkim një person

Zhdukja e Eglant Koçit vijon të jetë e rrethuar...

Sulmi ndaj zyrtarit të AKU-së në Shkodër, policia ndalon një person

Policia e Shkodrës ka arrestuar një nga personat e...