Tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri, më vdekjeprurësi për 2019 në të gjithë botën

Më datë:

Tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri ishte më vdekjeprurësi për vitin 2019 në gjithë botën. 51 viktima shkaktoi tërmeti me magnitudë 6.4 i shkallës Rihter në Durrës, Thumanë dhe Lezhë.

Sipas Wikipedia, tërmeti në Shqipëri kap vendin e parë ndërsa vendin e dytë e zë tërmeti i 25 shtatorit në Maluku të Indonezisë me 41 viktima, në vendin e tretë ai 5.6 në Pakistan më 24 shtator me 40 viktima.

Ajo çfarë bie në sy është se tërmeti i 26 nëntorit nuk hyn në 10 më të fuqishmit e 2019. Wikipedia thotë se tërmeti më i fuqishëm i vitit që lamë pas ishte ai i Perusë në 26 maj në Loreto i cili shkaktoi vetëm dy viktima, fuqia e tij ishte magnitudë 8 e shkallës Rihter.

Ndërsa ai i Papa Guinea-s me magnitudë 7.6 më 14 maj 2019 nuk shkaktoi asnjë viktimë. 10 tërmetet më të fuqishme të 2019 shkaktuan gjithsej 19 viktima, ndërsa vetëm ai i Shqipërisë shkaktoi 51.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Protesta kundër ndërtimeve në zonat e mbrojtura zhvendoset nga Ministria e Brendshme te Kryeministria

Është mbajtur sot protesta në Tiranë kundër ndërtimeve në...

Kuvendi i PD miraton rezolutë: 11 maji “farsë elektorale” dhe kërkesë për qeveri teknike

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike ka miratuar një rezolutë,...

Gjykata e Lartë lë në fuqi arrestin për Mario Çelën dhe Sergej Hasanpapajn, rrëzon rekursin

Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesat për ndryshimin e...

Rama në Lezhë: PD “humbëse kronike” dhe akuza për shkelje të embargos ndaj Millosheviçit

Nga Lezha, kryeministri Edi Rama ironizoi kundërshtarët politikë, duke...