Sulmi ndaj ambasadës malazeze në Beograd/ Tritan Shehu: Pres reagimin e OSBE, provokacione të tilla thellojnë rrezikun në rajon

Më datë:

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar, lidhur me sulmin që ndodhi në ambasadën malazeze në Serbi tre ditë më parë.

Përmes një statusi në Facebook, Shehu shkruan se pas kësaj ngjarjeje, presidenca e OSBE hesht, duke mos dhënë asnjë lloj deklarate, apo thirrje për distancim të autoriteteve serbe.

Sipas tij, provokacione të tilla nuk duhen të përsëriten më, pasi sjellin thellim të rrezikut në rajon.

Postimi i plotë:

Mbreme ne Beograd: «Kush nuk kercen eshte shqiptar», dhe “Presidenca” e OSBE hesht!

Si dikur kenga e nazisteve per ebrejte….

Protestat me thirje ekstremiste ndaj Malit te Zi, mbreme kane pasur elemente te tille dhe kunder shqiptareve.

Nderkaq «Presidenca» e OSBE as nuk belbezon mbas cicerimave te dy dite me pare, asnje deklarate, asnje thirje per distancim te autoriteteve serbe, nderhyrje te tyre qe te tilla provokacione mos te perseriten e te thellohen rrezikshem.

Mbas tre takimeve per te ashtuquajturin «Shengen Ballkanik» alias «Jugosllavia e Re» me firmosjen e dokumentave perkatese dhe nga Rama per ate, lenien si «jetim» te Kosoves, natyrshem qe qarqet ekstremiste ne Serbi do te merrnin guxim e revansh per te shtyre ne realizimin e endrave te tyre anakronike e destabilizuese per te gjithe Rajonin.

Une nuk pres qe te reagoje a protestoje Qeveria jone, por se paku «Presidenca» e OSBE duhet te reagoje apo dikush duhet ta detyroje te reagoje, sepse ky eshte dhe funksioni i saj.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shkodër: shtyhet seanca gjyqësore ndaj kryebashkiakut Benet Beci

Seanca gjyqësore në GJKKO ndaj kryebashkiakut të Shkodrës Benet...

Rritet roli i SHISH-it, përfshihen siguria ekonomike dhe lufta kibernetike

Pas sulmeve kibernetike të Iranit ndaj strukturës të shërbimeve...

Serbia mes SHBA-ve dhe Kinës, përplasja që ‘vë në provë’ Beogradin

Autoritetet në Serbi janë përballur me një situatë të...

Arrestim pas arratisë së gjatë – dy të dyshuar për vrasjen e 45-vjeçarit

Pas afro 5 muajsh, janë arrestuar dy autorët e...