“Tërmet shkatërrimtar për financat publike”, Meta: Fatura e korrupsionit të Rilindjes shkon në 12 mld euro!

Më datë:

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po grabit shqiptarët. Meta tha se fatura e korrupsionit të “Rilindjes” shkon deri në 12 mld euro.

“Debitori më i madh i OSHEE është shteti janë institucione sepse lekët i përdorin për investime të panevojshme.

Dhe këtij detyrime duan ti paguajnë qytetarët e ndershëm. A ka korrupsion më gjigant se sa me Rilindjen urbane. 2 mld euro.

Shumë mirë që është hedhur gjithë ai beton në sheshin e Kolonjës , por sikur të ishin mbështetur më shumë fermerët që merren me blegtori m sa mirë do të ishte.

Jo vetëm në Kolonjë por kudo tjetër. Ndërkohë janë investime që nuk kanë ndihmuar që qytetarët të qëndrojnë në këto treva.

Pra janë bërë investime për të vjedhur klientët e qeverisë dhe jo për ti shërbyer komunitetit.

Afera e Portit të Durrësit një nga kriminalet, përveçse shkatërron , tenderat sekrete me 10 fish të krimit. Koncensione dhe PPP të të gjitha llojeve që i kalojnë 2 mld euro.

Po ti mbledhësh në total janë 12 mld euro që shkon fatura e korrupsionit , është një tërmet për financat e çdo familjeje shqiptare”, tha Meta.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Skandal i ri në Ukrainë, nën hetim figurë e afërt me presidentin Zelensky

Një presion i ri politik po rëndon mbi rrethin...

Përplasje Rama–Berisha për tenderat, kryeministri ironizon kritikët

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave të kreut...

Lamallari pret ministrin e Brendshëm të Italisë: Forcojmë partneritetin strategjik mes dy vendeve

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari priti në...

“e-Albania” do t’i nënshtrohet përditësimit teknik, afatet e ndërprerjes së shërbimit

 Platforma “e-Albania” do t’i nënshtrohet një procesi përditësimi teknik...