Tërmet i fuqishëm mes Turqisë dhe Greqisë, 14-vjeçarja humb jetën nga paniku

Më datë:

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.8 ra në orët e para të mëngjesit të 3 Qershorit në detin Egje, mes Turqisë dhe Greqisë.

Dridhjet u ndjenë më fort në rajonin Mugla të shtetit turk. Ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya bëri me dije se nga kjo ngjarje humbi jetën një 14-vjeçare si pasojë e panikut.

Ajo u dërgua në spital, por pavarësisht ndihmës mjekësore ndërroi jetë.

Siç bën me dije ministri turk, 69 qytetarë të tjerë kërkuan ndihmë mjekësore pasi si pasojë e panikut u hodhën nga lartësitë në momentin e tërmetit.

Ndërkohë zona më e prekur në anën e Greqisë ishte ishulli i Rodosit, por nuk raportohet për të lënduar apo dëmtime materiale.

Ekspertët grekë u shprehën se dridhjet e tokës nga ky tërmet nuk janë shqetësuese. Edhe pse ishin të forta, sipas tyre, thellësia e epiqendrës ishte e madhe.  

“Këto tërmete, përveç shqetësimit që krijojnë te qytetarët, nuk shkaktojnë shpesh dëmtime apo të lënduar”, tha drejtori i Instituti të Gjeodinamizmit, Vasilis Karastathis. Ai shtoi se këto tërmete nuk shoqërohen me pasgoditje.

Kujtojmë se Turqia dhe Greqia ndodhen në një zonë me rrezik për goditjen nga tërmetet. Në Turqi në vitin 2023 pati një tërmet me magnitudë 7.8 duke shkaktuar me dhjetëra mijëra viktima dhe mbi 120 mijë të plagosur.

Edhe Greqia goditet shpesh nga tërmetet. Në muajin shkurt në ishullin e njohur Santorini pati një valë tërmetesh që detyroi banorët vendas dhe turistët të largoheshin nga ishulli.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Beyer thekson rëndësinë e transparencës gjyqësore, Berisha: Qëndrojmë të vendosur për Europën

Pas takimit që zhvilloi sot me Peter Beyer, Raporter...

Ndodhen në Kinë! Ndërtohen shkallët lëvizëse më të gjata në natyrë në botë

Një qytet në Kinë ka ndërtuar sistemin më të...

“Të çmendur” pas Botërorit, Infantino: Më shumë se 500 milionë kërkesa për bileta

Botërori i FIFA-s 2026 pritet të jetë një ngjarje...

Byrek me kungull dhe djathë dhie

Përbërësit: 1 petë sfoliat (ose brumë për byrek) 400 g kungull,...