Tentoi të korruptonte me 2000 lekë policët rrugorë pasi e zunë duke përdorur telefonin, i vihen prangat shoferit 65-vjeçar

Më datë:

Një 65-vjeçar është arrestuar nga efektivët e policisë në Durrës, pasi tentoi t’i korruptonte këta të fundit me 2000 lekë të reja. Sipas burimeve, i arrestuari është A.F banues në Tiranë. Ai u kap nga Rrugorja duke përdorur telefonin kur drejtonte makinën.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Durrës/Goditet një tjetër rast i tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore.
Shkon 34 numri i drejtuesve të mjeteve të arrestuar/vënë në hetim, për këtë veprimtari kriminale.

Procedohet penalisht një shtetas që ofroi para, për të mos u ndëshkuar administrativisht, për përdorim të celularit, gjatë drejtimit të automjetit.

Gjatë patrullimit me objektiv parandalimin e aksidenteve dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, shërbimet e Policisë Rrugore të Durrësit i bënë shenjë ndalimi, në rrugën “Martin Camaj”, automjetit me drejtues shtetasin A. F., 65 vjeç banues në Tiranë, i cili u kap duke përdorur celularin, gjatë drejtimit të automjetit.

Për të shmangur masën administrative për këtë shkelje, ai iu ka ofruar punonjësve të Policisë, 2000 lekë.
Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, nisi procedimi në gjendje të lirë për 65-vjeçarin, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Beyer thekson rëndësinë e transparencës gjyqësore, Berisha: Qëndrojmë të vendosur për Europën

Pas takimit që zhvilloi sot me Peter Beyer, Raporter...

Ndodhen në Kinë! Ndërtohen shkallët lëvizëse më të gjata në natyrë në botë

Një qytet në Kinë ka ndërtuar sistemin më të...

“Të çmendur” pas Botërorit, Infantino: Më shumë se 500 milionë kërkesa për bileta

Botërori i FIFA-s 2026 pritet të jetë një ngjarje...

Byrek me kungull dhe djathë dhie

Përbërësit: 1 petë sfoliat (ose brumë për byrek) 400 g kungull,...