Tensionet Kosovë-Serbi, Komisioneri Varhelyi: Siguroni lirinë e lëvizjes pa vonesë, veprimet e njëanshme s’janë zgjidhje!

Më datë:

Komisioneri për Zgjerim në Bashkimin Evropian, Oliver Varhelyi, reagon lidhur me tensionet në kufijtë mes Kosovës dhe Serbisë, pas vendosjes së reciprocitetit për targat nga ana e Kosovës, gjë që është shoqëruar me protesta nga serbët.

Përmes një postimi në “Twitter’, komisioneri Varhelyi iu bën thirrje të dyja palëve që të përmbahen dhe të zvogëlojnë tensionet, duke iu kërkuar prerë që të sigurojnë lirinë e lëvizjes pa vonesë.

“Është e rëndësishme që Kosova dhe Serbia të tregojnë përmbajtje dhe të zvogëlojnë tensionet, t’i kthehen dialogut dhe të sigurojnë lirinë e lëvizjes pa vonesë.

Veprimet e njëanshme nuk janë kurrë zgjidhje.

Ato çojnë vetëm në tensione të panevojshme, ndaj dhe duhet të tërhiqen”, shkruan komisioneri Varheyli.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shqipëri shkëlqen në Eurovision Song Contest 2026, Alis Kallacej mes finalistëve

Shqipëria është kualifikuar në finalen e madhe të “Eurovision...

Bashkojnë votat për BE-në, PS dhe PD miratojnë rezolutën për integrimin europian

Kuvendi ka miratuar sot me 114 vota pro projektrezolutën...

Arrest shtëpie për mjekun Nikolla Nunka, akuzohet për ngacmim seksual ndaj pacientes 21-vjeçare

Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë arrest...

Kjo perime mund të ndihmojë në uljen e tensionit të gjakut

Një perime e kuqe që është e njohur mund...