Temperaturat rekord zbulojnë misterin 50-vjeçar, shkrirja e akullnajave nxjerr në sipërfaqe trupat e humbur

Më datë:

Ndodhemi në një verë tepër të nxehtë në të gjithë Europën dhe këto temperatura rekord po ndihmojnë për të zbuluar disa sekrete befasuese.

Zvicra është një vend më i njohur për peizazhet e saj malore me borë, së bashku me akullnajën e famshme Aletsch.

Së fundmi, në një akullnajë në Kantonin e Valais, që ndodhet në pjesën jugore të vendit janë zbuluar rrënojat e një aksidenti ajror që ndodhi më shumë se 50 vjet më parë.

Temperaturat jashtëzakonisht të larta e kanë shkrirë akullnajën në atë masë sa që rrënojat dhe mbetjet njerëzore dolën mbi akull për herë të parë.

Sipas një gazete vendase, trupat ishin të një mësuesi, shefi mjekësor dhe djalit të tij, të cilët vinin nga Zyrihu.

“Hetimet kanë përcaktuar se pjesët ishin nga rrënojat e një avioni Piper Cherokee, i cili u rrëzua në këtë vend më 30 qershor 1968”, thuhet në një deklaratë nga oficerët lokalë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Mijëra besimtarë myslimanë festojnë sot Kurban Bajrami në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’”

Besimtarët myslimanë festojnë sot Kurban Bajramin. Në të gjithë vendin,...

PD ka gati tre nisma ligjore mbi kriteret e integrimit europian

Partia Demokratike ka gati një paketë me tre nisma...

“Marshim në Tiranë për të drejtën e gjuhës shqipe në RMV, të rinjtë solidarizohen me studentët”

Ka nisur në Tiranë protesta në mbështetje të studentëve...