Të shtëna me armë zjarri në Milot, plagoset 45-vjeçari, dërgohet në spital

Më datë:

Një person është plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Milot. Policia njofton se rreth orës 12:10 në rrethana të paqarta është plagosur shtetasi Ylli Ibrahimi.

45-vjeçari është transportuar menjëherë në spital ku po merr mjekimin.

Ende nuk janë qartësuar rrethanat e plota të kësaj ngjarje, nëse Ibrahimi është qëlluar nga dikush tjetër apo është vetëplagosur.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:10, në Milot,Kurbin, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi Y.I., i cili është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor.

Menjëherë në vendngjarje  kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor  dhe vijon  puna për zbardhjen e plotë të  rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Kurbin dhe FNSH-së  po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Banka e Shqipërisë apelon për rritje kredish, Gent Sejko: fokusi te SME-të dhe bujqësia

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, ishte në...

Sherr i dhunshëm në Kamëz, përfshihet edhe një polic jashtë shërbimit

Një konflikt i nisur në ambientet e një lokali...

Sindikatat në Britania e Madhe i kërkojnë ndryshim lidershipi Keir Starmer

Kryeministri britanik, Keir Starmer ka humbur mbështetjen e të...

Tragjedi në Shkodër, i riu nuk mbijeton pas rënies nga një ndërtesë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e...