Sherr i dhunshëm në Kamëz, përfshihet edhe një polic jashtë shërbimit

Më datë:

Një konflikt i nisur në ambientet e një lokali në Kamëz ka sjellë pezullimin nga detyra të dy punonjësve të policisë, të dyshuar për mosveprim dhe moskryerje të procedurave të plota pas ngjarjes.

Sipas burimeve, protagonist në incident ka qenë edhe një efektiv i Forcës së Ndërhyrjes së Shpejtë, i cili ndodhej jashtë shërbimit dhe po konsumonte kafe me dy persona të tjerë. Në një moment, në lokal kanë hyrë disa persona që janë konfliktuar fizikisht me një prej personave që ndodhej në tavolinë me efektivin.

Mësohet se punonjësi i policisë ka ndërhyrë për të shuar sherrin dhe për të ndarë palët, ndërsa dëshmitarët okularë kanë njoftuar menjëherë policinë për ngjarjen. Rasti është trajtuar fillimisht si një konflikt banal, por gjatë verifikimeve janë konstatuar mangësi në veprimet procedurale. Për këtë arsye, dy oficerë të Komisariatit të Kamzës janë pezulluar nga detyra deri në sqarimin e plotë të rrethanave, pasi dyshohet se nuk kanë kryer veprimet e nevojshme për identifikimin e të gjithë personave të përfshirë në konflikt.

Në hetime është përfshirë edhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, ndërsa grupi hetimor po verifikon pamjet e kamerave të sigurisë për të zbardhur plotësisht dinamikën e ngjarjes, e cila ka ndodhur mbrëmjen e së hënës.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

G7 – Trump planifikon bisedime me Zelensky në Francë

 Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi sot se planifikon...

Parlamenti Evropian miraton zbatimin e marrëveshjes së tarifave BE-SHBA

Parlamenti Evropian miratoi sot me shumicë votash, zbatimin e...

SPAK në aksion, goditet rrjeti i madh i trafikut të drogës

SPAK ka njoftuar sot, më 16 qershor, se ka...

Hetime për vrasjen e Renis Dobrës, Prokuroria e Tirana në veprim

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për dhunën fizike...