12.5 C
Tirana

Të paktën 45 të vdekur pas rrëshqitjeve të dheut në Kerala

Më datë:

Rrëshqitjet vdekjeprurëse të dheut sot në Kerala të Indisë – kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 45 personave – ndërsa punonjësit e kërkim-shpëtimit dhe qentë gërmues vazhdojnë punën mes rrënojave të shtëpive të shkatërruara.

“Ushtria Indiane dhe Forcat Ajrore po ndihmojnë punonjësit lokalë të reagimit ndaj emergjencave dhe Forcën Kombëtare të Reagimit ndaj Fatkeqësive – pasi moti i keq dhe shirat e vazhdueshme po e bëjnë punën e shpëtimit më të vështirë”, tha Ministri i Shëndetësisë,  Veena George, në Kerala.

Zyra Meteorologjike ka parashikuar reshje të dendura shiu në këtë zonë për 24 orët e ardhshme.

Zyrtarët kanë frikë se numri i të vdekurve mund të rritet – pasi qindra njerëz që jetonin në fshatrat e prekura nuk jane gjetur ende.

Kryeministri indian Narendra Modi tha se ishte “i shqetësuar” nga rrëshqitjet e dheut.

“Mendimet e mia janë me të gjithë ata që kanë humbur të dashurit e tyre”, shkroi Modi në platformën X.

Modi gjithashtu njoftoi një kompensim prej 200,000 rupi (2,387 dollarë) për të afërmit e viktimave dhe 50,000 rupi për secilin prej të plagosurve.

Shirat sezonalë të musonit në Indi – nga qershori deri në shtator – sjellin lehtësim për fermerët, por gjithashtu shkaktojnë gjurmë vdekjeje dhe shkatërrimi.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Goditi anëtarin e qendrës së votimit, arrestohet 63-vjeçari në Pogradec

Një 63-vjeçar në Pogradec është arrestuar pasi ka goditur...

Vlora mes zgjedhjeve dhe etapës së tretë të “Giro d’Italia”

Sapo ka nisur në Vlorë etapa e tretë e...

Voton në ambientet e paraburgimit të Durrësit, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka ushtruar...

Celibashi mesazh përfaqësuesve politikë: Adresoni shqetësimet në KQZ, sa më larg qendrave të votimit

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka...