Përmbytje në Korenë e Veriut, bllokohen mijëra banorë, Kim Yong Un shpall gjendjen e emergjencës

Më datë:

Koreja e Veriut ka shpallur gjendjen e emergjencës, për shkak të shirave të rrëmbyeshëm gjatë fundjavës, të cilat lanë të bllokuar mijëra banorë.

Pamjet e publikuara tregojnë toka bujqësore dhe shtëpi të përmbytura pas shiut të dendur.Rodong Sinmun Flooded terrain in North Korea.

Media shtetërore raportojnë se shumë prej banorëve u shpëtuar nga me helikopterë, ndërkohë që pritet që fatkeqësi të tilla natyrore pritet të komplikojë situatën ekzistuese si mungesa e ushqimit dhe infrastruktura e dobët në Korenë e Veriut.

Edhe pse shumicën e kohës Koreja e Veriut tregohet hermetike në lidhje me vështirësitë që has, këtë herë është treguar e hapur, duke pasur parasysh që mediat shtetërore kanë raportuar ngjarjen duke u shprehur se kjo është një krizë e rëndë.

Mediat raportojnë se më shumë se 4.200 banorë të Koresë së Veriut u evakuuan pasi mbi 10 avionë kryen deri në 20 fluturime të njëpasnjëshme vajtje-ardhje.

Të rralla janë edhe fotot e Kim Yong Un në një makinë në rrugët e përmbytura, ndërsa mediat vendase përpiqen të trumpetojnë faktin që Kim po udhëheq vetë operacionin e shpëtimit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Merr fund arratia! Vrau 38-vjeçarin tre vite më parë, arrestohet autori në Fier

Një 38-vjeçar ka përfunduar në pranga për një ngjarje...

Kurti e Abdixhiku nuk arrijnë marrëveshje për presidentin e ri të Kosovës

Partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe partia opozitare...

Alarm ndërkombëtar për produktet HiPP, hetime për ndotje të mundshme

Një rast shqetësues ka ngritur alarmin në disa vende...

Malaj në Uashington: Ekonomia shqiptare e qëndrueshme, menaxhimi i kujdesshëm fiskal ka forcuar financat publike

Ministri i Financave, Petrit Malaj, mori pjesë në Takimet...