Tavo zgjidhet kryebashkiak i Himarës me 58. 62% tẽ votave

Më datë:

Kandidati i Partisẽ Socialiste në zgjedhjet e pjesshme lokale nē Himarē, Vangjel Tavo fitoi garën për bashkinë e Himarës me 58.62% të votave ndërsa ka përfunduar numërimi i 36 qendrave të votimit.

Tavo ka  arritur të marrë 5022 vota.

Kandidati i koalicioni opozitar Petraq Gjikuria ka marrë 41.38 % ose 3545 vota.

Ecuria e procesit të numërimit të votave ishte e qetë, u monitorua nga stafi teknik i KQZ-së dhe rezultatet paraprake u transmetuan në kohë reale në faqën zyrtare të internetit të KQZ-së dhe Aplikacionin KQZ.

Zgjedhjet për kryebashkiakun e Himarës u mbajtën në proces të qetë ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vlerësoi se identifikimi elektronik i zgjedhësve rezultoi i suksesshëm.

Në zgjedhjet e pjesshme për kryebashkiak të Himarës ishin në garë dy kandidatë, Vangjel Tavo i Partisë Socialiste dhe kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, Petraq Gjikuria.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Supë me bizele dhe patate

Këtë perudhë që bizelet i gjeni dhe të freskëta...

CarPlay Ultra, pas Aston Martinit, do të vijë edhe te Hyundai, Kia dhe Genesis

Apple ka prezantuar CarPlay Ultra, gjeneratën e re të...

Metoda ideale për të larguar yndyrën në gjak

Niveli i lartë i yndyrave në gjak rrit rrezikun...

Kombëtarja U21, pas miqësores me SHBA, anulohet edhe ajo me Japoninë në Antalia

Ndeshja miqësore mes kombëtares shqiptare të U21 dhe Japonisë...