Tani mund ta fshini llogarinë në Threads pa humbur Instagramin

Më datë:

Përdoruesit që nuk e duan më llogarinë e tyre në Threads mund ta fshijnë pa qenë nevoja të humbin edhe Instagram.

Lajmi është bërë i ditur nga Adam Mosseri, shefi ekzekutiv i Instagram. Threads përdor të njëjtat kredenciale si Instagram ndaj deri më tani përdoruesit nuk mund ta fshinin llogarinë pa i ndodhur e njëjta gjë edhe Instagram.

Tani ata kanë dy opsione për llogarinë e tyre: çaktivizim dhe fshirje të cilat i gjejnë në menunë e aplikacionit.

Çaktivizimi do të arkivojë të gjithë përmbajtjen e llogarisë dhe përdoruesi mund të rikthehet në platformë pa humbur të dhënat. Fshirja do të heqë profilin dhe postimet e tij, por llogaria e Instagram mbetet e paprekur.

Gjithashtu Threads ka prezantuar një opsion me anë të të cilit përdoruesit mund të përcaktojnë nëse postimet e tyre do të shfaqen përmes rekomandimeve në llogari të ndryshme në Facebook dhe Instagram.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Katastrofë hekurudhore në Rusi, 7 vagonë dalin nga shinat, plagosje masive

Të paktën 22 persona mbetën të plagosur pasi një...

Siguria e të dhënave tek AKSHI, PD dorëzon kërkesë për ngritjen e Komisionit Hetimor

Zbardhet kërkesa e PD për Ngritjen e Komisionit Hetimor...

Rama thërret bashkitë: pastrimi i mbetjeve dhe Paketa e Maleve në qendër të diskutimeve

 Kryeministri Edi Rama po zhvillon takim që prej orës...

Rrethim policor në Korçë për rastin Gëzim Vija, automjet i dyshimtë i evidentuar jashtë banesës

Vetëm pak minuta më parë është rrethuar përsëri vendngjarja...