Rrethim policor në Korçë për rastin Gëzim Vija, automjet i dyshimtë i evidentuar jashtë banesës

Më datë:

Vetëm pak minuta më parë është rrethuar përsëri vendngjarja në fshatin Bulgarec të Korçës, për ngjarjen e rëndë kriminale ku mbeti i vdekur 78-vjeçari Gëzim Vija.

Ekspertët kriminalistë janë rikthyer duke kryer veprimet hetimore brenda banesës për të zbardhur dinamikën e krimit.

Ndërkohë, pjesë e veprimeve hetimore është edhe një automjet në pjesën e jashtme të banesës, në të cilin po kryhen veprime.

Mësohet se trupi i pajetë i Gëzim Vijes u gjet mëngjesin e së enjtes nga punonjësi i postës, i cili shpërndan pensionet.

Ai e ka thirrur 78 vjeçarin për të dalë dhe kur nuk ka marrë përgjigje ka njoftuar fqinjët e tij dhe më pas kanë hapur derën e shtëpisë, ku në një prej dhomave gjendej trupi i pajetë i të moshuarit.

Ekspertiza mjeko-ligjore ka konstatuar se 78 vjeçari kishte një plagë të thellë në kokë, e shkaktuar me mjet të fortë, çfarë i ka sjellë vdekjen.

Dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur para se 78-vjeçari të qëllohej për vdekje me mjet të fortë.

Vazhdon marrja në pyetje e familjarëve dhe të afërmve të viktimës, por deri tani deklarimet e tyre nuk kanë dhënë informacione të vlefshme që do orientonin policinë drejt identifikimit të autorit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Pagat e magjistratëve/ Zbardhet ftesa e Ramës për institucionet

Publikohet ftesa e kryeministrit Edi Rama, dërguar institucioneve në...

Vrau gruan me thikë, arrest në burg për 68-vjeçarin Hysni Patushi

Arrest ne burg në mungesë eshte caktuar për Hysni...

Imuniteti i Ballukut/ Eurodeputetja Wiseler-Lim ngre shqetësime në Tiranë

Në takimin e sotëm në Tiranë të takimit të...

Ylber Ramadani dhe sfida me Bjellorusinë: Nuk do të jetë ndeshje e lehtë, të hyjmë në fushë për të fituar

Ylber Ramadani paralajmëron Kombëtaren shqiptare në prag të ndeshjes...