Takimi me shefin e CIA-s, Kurti: Dëshmi për kujdesin e SHBA-së ndaj sigurisë në Kosovë

Më datë:

 Kryeministri i vendit Albin Kurti ka folur sot për takimin që pati javën e kaluar me drejtorin e CIA-s, William Burns, në Prishtinë.

Kryeministri Albin Kurti theksoi se takimi ka shkuar mirë, ndërsa shtoi se vizita e tij në Kosovë është dëshmi e përkushtimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për sigurinë dhe paqen në Kosovë.

“Takimi ka shkuar shumë mirë dhe natyrisht që ne kemi bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe me këtë institucion tejet të rëndësishëm të inteligjencës dhe sigurisë para së gjithash nëpërmjet Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Unë e falënderoj shefin e CIA-s William Burns, i cili vizitoi vendin tonë dhe kjo është edhe një dëshmi tjetër e përkushtimit dhe kujdesit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sigurinë edhe parandalimin e çfarëdo kërcënimi të sigurisë për Republikën tonë në kuadër të marrëdhënieve bilaterale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe të paqes dhe stabilitetit e sigurisë rajonale në Ballkanin Perëndimor”, theksoi Kurti.

Këto komente Kurti i bëri gjatë përurimit renovimit të Klinikën Emergjente në Qendrën Klinike Universitare.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Takimi i G7 për konflikte globale, Kallas: Rusia ndihmon Iranin ndaj SHBA-së

Në një periudhë lufte dhe krize ekonomike, ministrat e...

Ngushtica e Hormuzit e mbyllur nga Garda Revolucionare, tensionet ndërkombëtare rriten

Garda Revolucionare Islamike ka njoftuar se Ngushtica e Hormuzit...

Makarona të Pjekura me Pulë, Presh dhe Brokoli

Makaronat e përgatitura në këtë mënyrë janë një nga...

Importuesit shkresa qeverisë: Pezullojmë importin dhe shitjen me shumicë të naftës, çmimet nën kosto

Furnizimi me naftë në vend rrezikohet. Pas vendimit të djeshëm...