18.5 C
Tirana

Vrasja e Liridona Ademajt, gjykata vendos vijimin e paraburgimit për Naim Murselin

Më datë:

Gjykata Themelore ne Prishtinë ua ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj, Naim Murselit, Kushtrim Kokallës dhe Granit Plavës, të dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt në nëntor të vitit 2023.

Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë bashkëpunëtorja profesionale në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Medina Gashi.

“Ju informoj se të pandehurve N.M, G.P dhe K.K iu është vazhduar masa e paraburgimit për dy muaj me Aktvendimin e datës 23.08.2024, e cila masë do t’iu llogaritet nga data 26.08.2024 deri me datë 25.10.2024, nën kushtet ligjore të parapara në KPPK”, tha Gashi përmes një përgjigje të shkuar.

Liridona Murseli, u vra në moshën 30-vjeçare, më 29 nëntor të vitit të kaluar, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë.

Fillimisht, Policia e Kosovës, e kishte raportuar rastin si “grabitje me pasoja të vrasjes”.

Por dy ditë më vonë, më 1 dhjetor 2023, Policia njoftoi për arrestimin e dy personave përfshirë bashkëshortin e saj, Naim Murseli.Nga viti 2010 deri më tani në Kosovë janë vrarë rreth 60 gra.

Organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, në disa raste, kanë fajësuar autoritetet për dështim në mbrojtjen e grave të rrezikuara nga dhuna. Në të shumtën e rasteve, autorë të vrasjeve kanë qenë bashkëshortët, pastaj baballarët dhe djemtë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Inceneratori i Tiranës/ Gjykatën e Lartë rrëzon rekursin e Namik Simixhiu

Namik Simixhiu i cili mbahet në burg për inceneratorin...

“Tesla” prezanton “Cybercab” dhe autobusin vetë-drejtues 

Shefi ekzekutiv i Tesla-s, Elon Musk, zbuloi sot një...

Vizita e Erdogan/ Meta: Marrëdhëniet me Turqinë të rëndësishme. 

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta në një...

Votimi elektronik/ Celibashi letër partive: Nuk kemi kohë!

Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi i ka dërguar letër...