Gjeorgji, mbërrijnë vaksinat e para kundër COVID-19

Më datë:

Në Gjeorgji ku ende nuk ka filluar vaksinimi kundër koronavirusit kanë mbërritur vaksinat e para anti-COVID-19, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministrja për personat e zhvendosur brenda territoreve të okupuara gjeorgjiane, e punës, shëndetit dhe çështjeve sociale të Gjeorgjisë, Ekaterine Tikaradze në një konferencë për media tha se vaksinat e para kundër COVID-19 kanë mbërritur në vend.

Tikaradze ndau informacionin se në fazën e parë kanë mbërritur 43.200 doza të vaksinës AstraZeneca.

Ajo informoi se procesi i vaksinimit në 82 pika në të gjithë vendin do të fillojë më 15 mars dhe se fillimisht do të vaksinohet personeli shëndetësor.

Kreu i Qendrës Kombëtare për Kontrollin e Sëmundjeve dhe Shëndetit Publik të Gjeorgjisë, Amiran Gamkrelidze deklaroi se deri në fund të vitit planifikohet të vaksinohen 700 mijë persona.

Si pasojë e COVID-19 në Gjeorgji kanë humbur jetën 3.643 persona. Në vendin ku janë regjistruar 274.721 raste, në 24 orët e fundit nga virusi janë prekur 395 persona.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Goditi me grusht të shoqëruarin gjatë tubimit në Tiranë, pezullohet efektivi i policisë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita...

Berisha: Në SHBA, paraqita shqetësimet e opozitës shqiptare

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë...

Pagat e gjyqtarëve, Bylykbashi: Trajtim financiar brenda kufijve kushtetues

Komisioni i Ekonomisë shqyrtoi sot disa shtesa dhe ndryshime...

Apeli i GJKKO-së ndryshon rregullin, Meta pranë avokatit gjatë seancave

Apeli i GJKKO-së ka pranuar kërkesën e ish-presidentit të...