20.5 C
Tirana

Tabaku: Ngritja e Bordit të çmimit tregon dështimin e qeverisë me karburantet

Më datë:

Në mbledhjen e radhës të Komisionit të Ekonomisë dhe Financave ku po diskutohen dy aktet normative për krijimin e bordit të transparencës, Jorida Tabaku u shpreh se krijimi i Bordeve të Transparencës është një sajesë komuniste që në fakt e prish akoma më keq tregun e hidrokarbureve që sipas saj është jo konkurues.

Gjatë seancës së përgjigjeve, Ilir Bejtja si zv/ministër i Infrastrukturës dhe Energjetikës u shpreh se nuk ka asnjë informacion në lidhje me prodhimin vendas të naftës.

“Më duket e papranueshme, që pas 9 vitesh të thuhet për prodhimin vendas nuk dimë gjë dhe pyesim qeverinë paraardhëse. Kjo është jo normale”, u shpreh Tabaku.

Më tej ajo këmbënguli se nuk mund të vijë qeveria me Akte Normative por do qe shumë më afër normave ligjore dhe respektit ndaj parlamentit nëse qeveria do të vinte me një amendim ligjor të plotë dhe jo Akte Normative.

Theksin në fjalën e saj Tabaku e vuri dhe tek Bordi i Transparencës.

“Gjykoj se Bordi Transparencës cënon lirinë e tregut dhe kjo tregon që qeveria ka dështuar për të monitoruar këtë treg dhe monopoleve i ka dhënë dhe favore të tjera.

Këto kompani janë jashtë kontrollit dhe kanë operuar jashtë kontrollit dhe ministria e zotit Bejtja dhe ministra e drejtuar nga zonja Ibrahimaj kanë dështuar si në rastin e fiskalizimit dhe në rastin e monitorimit.

Bordi i transparencës duhet të informonte masat për kompanitë që rritën çmimet brenda një jave.

Ne nuk kuptuam asgjë përse çmimet u rritën menjë herë dhe nuk kuptova as për të dhënat e grosistëve madje as për çmimet e vendeve fqinje. Ka nevojë që të ketë një transparencë për vendimin që është marrë. Por në gjykimin tim të gjithë këto veprime lënë hapësirë për interpretim.

Qëllimi im kryesor sa herë kam diskutuar për çmimin e karburantit që sot është shumë herë më i lartë se sa vendet në rajon”, u shpreh ai.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Lufta tregtare mes SHBA-ve dhe Kinës zbret në porte

Kina ka vendosur tarifa të reja për anijet amerikane...

Revolucion në komunikim: BE heq tarifat roaming për Shqipërinë nga viti i ardhshëm!

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen njoftoi...

Forumi i Investimeve| Rama merr fjalën në aktivitetin për Inteligjencën Artificiale

Kryeministri Edi Rama po merr pjesë këtë të martë,...

Miqësorja “Shqipëri-Jordani”, ja akset rrugore që do të bllokohen

Miqësorja që do të zhvillohet mbrëmjen e sotme në...