Tabaku nga Kuvendi: Qeveria të ndërhyjë

Më datë:

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, tha se ligji për pensionet ka probleme të thella. Nga foltorja e Kuvendit, Tabaku deklaroi se nuk do të marrë pjesë në votim, ndërsa shtoi më tej se “ligji nuk njeh realitetin dhe problemin dhe dramën që sot përjeton Shqipëria”.

“50 lekë në ditë! 150 lekë në muaj. Çfarë do bëj një pensionisti me 50 lekë në ditë? A mbijetohet me 50 lekë në ditë?”, u shpreh ajo.

“Kam rezerva në lidhje me ligjin për pensionet dhe nuk do marr pjesë në votim. Ligji ka probleme të thella. Ligji nuk njeh realitetin dhe problemin dhe dramën që sot përjeton Shqipëria. Kriza reale e Shqipërisë është, hemorragjia e largimit të qytetarëve, e cila ka lindur prej vitesh dhe ka qene një sinjal se çfarë duhet bërë ndryshe në vend.

Ky largim sot ka prekur çdo sektor të ekonomisë, arsimin, konsumin, rënien e numrit të nxënësve, studentëve, kjo është kriza reale. Skema e pensioneve është miratuar në mënyrë të njëanshme nga mazhoranca në 2014.

Reforma ndryshoi parimin, kontribuuesin më i madh përfiton më shumë, por i pabazuar në zhvillimin ekonomin, largimin e qytetarëve. Ndërsa që tani popullsia po plaket, qeveria s’di të jap përgjigje. E dini sa do rriten pensionet nga norma e indeksimit? 50 lekë në ditë! 150 lekë në muaj. Çfarë do bëj një pensionisti me 50 lekë në ditë? A mbijetohet me 50 lekë në ditë?

Mekanizmi i ngritur mbi taksimin ka stimuluar inofrmalitetin. Sot tatohet puna më shumë se kapitalet dhe i ka detyruar bizneset të rrisin informalitetin”, tha ajo.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Tragjedia në Durrës, Balla: Duhet ndryshim i menjëhershëm i Kodit Penal

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla...

Berisha: Në krizën më të rëndë të çmimeve, fermerëve iu hoq subvencioni i naftës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot në...

Aksident me vdekje në Berat, makina përplaset me motorin. Humb jetën 60-vjeçari

Një aksident tragjik me pasojë vdekjen është regjistruar në...