Supë me bizele dhe patate

Më datë:

Këtë perudhë që bizelet i gjeni dhe të freskëta apo mund t’i keni edhe të ngrira, nuk duhet të mos i shfrytëzoni në të mirë të shëndetit. Si mund ta përgatisni fare thjeshtë një supë me bizele në shtëpi!

Koha e përgatitjes 30 min

Për 4 persona

  • 1 lugë gjelle vaj
  • 1 qepë e grirë trashë
  • 4 feta proshutë të prerë në kubikë
  • 5 patate të vogla të prera në kubikë me madhësi 1 cm
  • 375 ml lëng pule
  • 300 g bizele të ngrira, të cilat janë shkrirë më parë
  • 1 lugë gjelle sherebelë e freskët, e prerë në fije të holla ose sherebelë të thatë.

Përgatitja

  1. Vaji ngrohet në një tenxhere. Qepa dhe proshuta skuqen në temperature të lartë duke u përzier vazhdimisht. Shtohen patatet dhe gatuhen ngadalë për rreth 1 minutë.
  2. Hidheni lëngun dhe 625 ml ujë. Të gjitha gatuhen me temperaturë mesatare për rreth 15 min. Në fund shtohen bizelet dhe gatimi vazhdon dhe rreth 5 min të tjera. Në fund shtohen sherebela dhe kripa e piperi i zi.
  3. Shoqërohet me bukë të thekur me gjalpë.

Truke kuzhine – një variant i këndshëm servirjeje do të ishte duke hedhur sipër sherebelë të skuqur

Sherebelë e skuqur
Skuqet vaji në temperaturë të lartë. Skuqen fletet e dy tufave me sherebelë për rreth 30 sek derisa të thekërohen. Hiqen dhe lihen të kullojnë mirë në një letër kuzhine e pastaj serviren me supën me bizele e patate.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

CarPlay Ultra, pas Aston Martinit, do të vijë edhe te Hyundai, Kia dhe Genesis

Apple ka prezantuar CarPlay Ultra, gjeneratën e re të...

Metoda ideale për të larguar yndyrën në gjak

Niveli i lartë i yndyrave në gjak rrit rrezikun...

Kombëtarja U21, pas miqësores me SHBA, anulohet edhe ajo me Japoninë në Antalia

Ndeshja miqësore mes kombëtares shqiptare të U21 dhe Japonisë...

Hoxha: MEPJ dhe përfaqësitë diplomatike në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët në Lindjen e Mesme

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha,...