Sulmi në Hamburg, autorja me probleme mendore

Më datë:

Policia nuk dyshon se pas ngjarjes së rëndë në stacionin qëndror të Hamburgut ku mbetën të plagosur 18 persona fshihen motive politike.

Katër nga 18 të plagosurit janë në gjendje kritike, gjashtë prej tyre kanë pësuar lëndime serioze, por jo kërcënuese për jetën.

Lidhur me këtë ngjarje bëhet e ditur se një grua 39-vjeçare, është arrestuar nga policia dhe dyshohet se ajo vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe ka qënë e shtruar në një spital psikiatrik.

Nisur nga pamjet e kamerave të sigurisë gruaja ka vepruar e vetme dhe mësohet se i qëlluar me thikë rastësisht udhëtarët që prisninin. Ndërhyrja e policisë ka qënë ë menjëhershme dhe gjatë momentit të arrestimit 39-vjeçarja nuk ka bërë rezistencë.

Kancelari gjerman Friedrich Merz tha se ngjarje ishte tronditëse dhe falënderoi shërbimet e emergjencës në terren për “ndihmën e tyre të shpejtë”.

Stacioni Qendror i Hamburgut është një nga qendrat më të ngarkuara të transportit në Gjermani, me më shumë se 550,000 udhëtarë në ditë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Supë me bizele dhe patate

Këtë perudhë që bizelet i gjeni dhe të freskëta...

CarPlay Ultra, pas Aston Martinit, do të vijë edhe te Hyundai, Kia dhe Genesis

Apple ka prezantuar CarPlay Ultra, gjeneratën e re të...

Metoda ideale për të larguar yndyrën në gjak

Niveli i lartë i yndyrave në gjak rrit rrezikun...

Kombëtarja U21, pas miqësores me SHBA, anulohet edhe ajo me Japoninë në Antalia

Ndeshja miqësore mes kombëtares shqiptare të U21 dhe Japonisë...