Sulm në komisariatin e Izmirit, vriten dy policë

Më datë:

Një sulm i armatosur ndaj një komisariati policie në Izmir, në perëndim të Turqisë u mori jetën dy policëve.

Sipas autoriteteve, të plagosur mbetën dy efektivë të tjerë, ndërsa gjendja e njërit prej tyre raportohet të jetë kritike.

Autori i dyshuar i sulmit, një 16-vjeçar, ka hapur zjarr ndaj komisariatit Salih Isgören në zonën Balçova. Sipas mediave turke, i riu është arrestuar pas ngjarjes.

Videoja e filmuar nga një dëshmitar okular tregon autorin teksa po largohet me nxitim nga vendi i ngjarjes, ndërsa në dorë mban armën e krimit.

Ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya, konfirmoi përmes një reagimi në rrjetet sociale bilancin e viktimave dhe dënoi ashpër sulmin, duke e cilësuar atë një akt kriminal të papranueshëm.

Në një reagim të ngjashëm, Cemil Tugay, kryebashkiaku i Izmirit, dënoi me forcë sulmin e cilësuar nga si “i neveritshëm”.

Autoritetet kanë bërë me dije se po punohet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

Në të kaluarën, Turqia ka qenë shënjestër e sulmeve nga rebelët kurdë, organizatat islamike dhe grupet e ekstremit të majtë, ku shpesh shënjestrohen forcat e sigurisë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Mesazhe provokuese në prag të protestës për gjuhën shqipe në Shkup

Çlirim Iseni, student dhe një nga organizatorët e protestës...

Kosovë, numrat me të cilët do të garojnë subjektet politike në zgjedhjet e 7 qershorit

/Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka bërë tërheqjen e...

Një analizë e thjeshtë gjaku mund të zbulojë rrezikun e padukshëm të sëmundjeve të zemrës

Një grimcë e trashëguar në gjak, që zakonisht nuk...

Alarm i ri për shpërthimin vdekjeprurës të Ebolës në Afrikë, 80 të vdekur

Një alarm i ri shëndetësor është ngritur pas një...