Sudani i shqetësuar nga bisedimet për digën Hidase

Më datë:

Sudani një nga palët në negociatat për digën Hidase njoftoi se ka shqetësime për negociatat e kryera për të zgjidhur krizën e shfaqur lidhur me mbushjen e digës.

Sipas agjencisë zyrtare sudaneze të lajmeve (SUNA), ministri sudanez i Ujitjes dhe Burimeve të ujit, Yasser Abbas, në letrën e tij dërguar ministrit të Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Afrikës së Jugut, është shprehur se, “Kemi shqetësime të thella për avancimin e arritur lidhur me digën Hidase dhe për ecurinë e negociatave aktuale”.

Më tej Abbas ka tërhequr vëmendjen se pala e Etiopisë ndikon negativisht negociatat dhe se kjo situatë është në kundërshtim edhe me “marrëveshjen e parimeve” të nënshkruar më 23 mars 2015 mes Egjiptit, Etiopisë dhe Sudanit.

Pasi ka dhënë mesazhin se diga mund të ketë efekte negative mbi popullatën dhe mjedisin e Sudanit, ministri Abbas bëri të ditur se duhet të arrihet një marrëveshje lidhur me menaxhimin e digës.

Palët rifilluan bisedimet lidhur me negociatat e bllokuara për çështjen e mbushjes dhe menaxhimit të digës Hidase, ndërtimi i të cilës vazhdon mbi Nilin Blue i cili është dega kryesore e Lumit Nil të Etiopisë dhe që ka shkaktuar krizë mes këtij vendi dhe Egjiptit e Sudanit.

Etiopia e cila nevojën e rreth 90 për qind të elektricitetit e siguron nga centralet hidroelektrikë, synon të plotësojë mungesën e energjisë me digën Hidase, e cila do të jetë më e madhja në Afrikë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Për të mos e mohuar vetveten

Bashkim Aliu Për këto rreshta më nxiti shkrimi i Enver...

Protesta në Maqedoninë e Veriut, Bardhi: Shqipja nuk negociohet

 Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi,...

Situatë e vështirë për udhëtarët: Çmimet e transportit publik në rritje

Rritja e çmimit të naftës në vend ka sjellë...

SUEDI – Mbi 30 000 familje pa energji elektrike për shkak të stuhisë

Më shumë se 30.000 familje u raportuan pa energji...