12.5 C
Tirana

Stuhi e madhe dëbore në New York

Më datë:

Pas disa ditësh temperatura të ulëta, verilindja e Amerikës po përgatitet për një stuhi dëbore.

Ndërkohë që pjesë të shumta të vendit janë mbuluar nga dëbora, duke çuar në anulimin e disa qindra fluturimeve.

Sipas parashikimit të motit, bora e madhe parashikohet të bjerë deri në gati 8 cm në orë të hënën në New York, New Jersey dhe Connecticut.

Temperaturat pritet të bien deri në -6C në New York.

Menaxhimi i Emergjencave të Qytetit (NYCEM) kanë mobilizuar kapacitete të konsiderueshme operacionale për të shmangur një bllokim të vendit dhe u kërkuan të gjithë qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi sa më shumë të jetë e mundur.

Në Wisconsin, trashësia e borës në disa zona kishte arritur më shumë se 38cm. Dëbora pritet të arrijë në Pensilvani deri pasdite.

Pemët, fushat dhe ndërtesat në Baltimore u mbuluan me dëborë të Dielën, me autoritetet që paralajmëruan për kushte të rrezikshme në rrugë me dëborë dhe reshje të shiut që priten.

Maryland kishte paralajmërime për borën në shumë qytete anembanë shtetit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Sejko: Rritje ekonomike, ulen borxhet! Niveli i papunësisë nën normën historike

Është prezantuar sot raporti vjetor i Bankës së Shqipërisë...

“Nuk e dinim që nuk lejohet”/ Skuterat elektrikë sërish rrugëve të qytetit, policia aksion për bllokimin e tyre

Pavarësisht vendimit për ndalimin e qarkullimit të monopatinave në...