Studiuesit britanikë: Vaksina kundër Covid mund të jetë si spraj nga hundët

Më datë:

Në mesin e garës globale për prodhimin e vaksinës kundër Covid 19, studiuesit britanikë kanë dalë me pretendimin se imunizimi mund të jetë më i efektshëm nëse bëhet përmes sprajit nazal në vend të injeksionit.

Shkencëtarët e Universitetit të Oksfordit dhe Imperial College London – të cilët aktualisht po kryejnë teste mbi njerëzit për vaksinën e re – po planifikojnë një valë të dytë testesh, këtë herë duke i kushtuar vëmendje “ imunizimit përmes mukozës”

“Për momentin, shumica e vaksinave realizohen me injeksione konvencionale intramuskulare. Arsyeja është se kjo rrugë konsiderohet më e lehtë dhe më e shpejtë për të parë rezultatin, por është shtuar ndjeshëm interesi për një vaksinë në formën e sprajit nazal. Aktualisht në botë po testohen rreth 120 vaksina kundër Covid-19.

Në Gjermani kompania Curevac nga Tybingeni ka filluar fazën e parë të testimit të një vaksine. Qeveria gjermane investoi tek kjo kompani 300 milion euro, pasi qeveria amerikane kishte treguar gjithashtu interes për Curevac.

“Duke pasur parasysh numrin e madh të projekteve për zhvillimin e një vaksine në vende dhe kontinente të ndryshme, ne nuk presim konflikte globale për shpërndarjen e saj,” tha Han Steutel, Presidenti i Shoqatës së Kërkimit të Kompanive Farmaceutike në Gjermani (vfa) për DW.

“Ne mendojmë se vaksinimet mund të fillojnë pak a shumë në të njëjtën kohë në disa vende,” u shpreh ai.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Lehtësim për transportin urban, miratohet subvencioni i karburantit

Këshilli Bashkiak i Tiranë ka dhënë miratimin për një...

Rritja e çmimeve të karburanteve, biznesi kërkon politika fiskale lehtësuese

Biznesi paralajmëron se rritja e vazhdueshme e çmimeve të...

Sali Berisha thirrje për protestë masive: “Do jetë më e fuqishmja”

“Ne do ngrihemi dhe më fuqishëm, ky është misioni...

Tiranë: Goditet aktiviteti i Call Center-ave, aksion i SPAK dhe francezëve

Një aksion policor është zhvillua në zonën pranë “Sami...