OKB thirrje Izraelit të heqë dorë nga plani i aneksimit

Më datë:

“Ne jemi në një moment kthese”, tha Guterres në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, duke shtuar se kërcënimi i Izraelit për aneksimin e Bregut Perëndimor të pushtuar ka alarmuar palestinezët, shumë izraelitë dhe bashkësinë ndërkombëtare.

“Nëse zbatohet, aneksimi do të përbënte një shkelje më të rëndë të ligjit ndërkombëtar, do të dëmtonte rëndë perspektivën e një zgjidhjeje dyshtetërore dhe do të nënvlerësonte mundësitë e një rinovimi të negociatave”, tha Guterres.

“Unë i bëj thirrje qeverisë izraelite të braktisë planet e saj të aneksimit”, tha ai.

Ministri izraelit Benjamin Netanyahu njoftoi muajin e kaluar se qeveria e tij do të aneksonte zyrtarisht Luginën Jordan dhe të gjitha vendbanimet kolone hebreje në Bregun Perëndimor.

Bregu Perëndimor, përfshirë Kudsin Lindor, konsiderohen si territor i pushtuar sipas ligjit ndërkombëtar, duke i bërë kështu të gjitha vendbanimet hebreje atje si të paligjshme.

Zyrtarët palestinezë kanë paralajmëruar shfuqizimin e marrëveshjeve bilaterale me Izraelin nëse ai avancon planin e aneksimit, i cili do të dëmtonte më tej zgjidhjen dyshtetërore.

Ashtu si Turqia dhe pjesa më e madhe e bashkësisë ndërkombëtare, Bashkimi Evropian nuk e njeh sovranitetin e Izraelit mbi territoret që ka okupuar që nga viti 1967.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Lehtësim për transportin urban, miratohet subvencioni i karburantit

Këshilli Bashkiak i Tiranë ka dhënë miratimin për një...

Rritja e çmimeve të karburanteve, biznesi kërkon politika fiskale lehtësuese

Biznesi paralajmëron se rritja e vazhdueshme e çmimeve të...

Sali Berisha thirrje për protestë masive: “Do jetë më e fuqishmja”

“Ne do ngrihemi dhe më fuqishëm, ky është misioni...

Tiranë: Goditet aktiviteti i Call Center-ave, aksion i SPAK dhe francezëve

Një aksion policor është zhvillua në zonën pranë “Sami...