Studimi i ri i shkencëtarëve: Imuniteti ndaj koronavirusit mund të zgjasë me dekada!

Më datë:

Imuniteti ndaj coronavirusit do të mund të zgjaste me vite, e madje edhe me dekada, tregon një studim i ri i një grupi të shkencëtare të njohur nga laboratori që ka zbuluar se personat që janë shëruar nga COVID-19 kanë zhvilluar nivele të qëndrueshme të qelizave B dhe T, shkruan New York Times.

Këto qeliza janë të nevojshme për organizmin në luftimin kundër virusit, dhe mund të jenë të pranishme në trupin e njeriut për një kohë të gjatë, transmeton Telegrafi.

Hulumtuesit kanë analizuar mostrat e gjakut të 185 pacientëve të moshës nga 19 deri në 81-vjeç, të cilët në fillim të pandemisë rezultuan pozitiv në coronavirus, ku edhe zbuluan se shumica prej tyre kanë mjaftueshëm qeliza në luftën kundër virusit dhe që mbrojnë nga një infektim tjetër i mundshëm.

Përveç kësaj, antitrupat kanë treguar se janë të qëndrueshëm me një përqindje shumë të vogël të rënies, që do të thotë se mund të jenë prezent me vite, potencialisht me dekada mbrojtje nga coronavirusi.

Edhe pse hulumtimi nuk ka kaluar recensionin, New York Times e cilëson si “hulumtimin më gjithëpërfshirës si përgjigje ndaj sistemit imunitar ndaj coronavirusit”.

Korrespondentja e New York Times, Aporvi Mandavili, shpjegon se shumica e të infektuarve me COVID-19 do të jenë “për një kohë të gjatë të mbrojtur nga ri-infektimi”, derisa vaksina theksohet se mund të prodhojnë edhe një mbrojtje më të gjatë të sistemit imunitar.

“Sigurisht se nuk do të kemi nevojë t’i vaksinojmë njerëzit çdo vit siç jemi frikësuar më parë”, ka shkruar Mandavili.

Vlen të theksohet se shkencëtarët së fundmi kanë zbuluar se njerëzit që kanë përjetuar virusin SARS, që gjithashtu shkakton coronavirusin, akoma bartin qeliza të rëndësishme edhe 17 vite pasi janë infektuar.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Partia e Lirisë kërkon ndërhyrje urgjente për zjarret, propozon 4 nisma

Partia e Lirisë ka reaguar për situatën e zjarreve...

Kurti kërkon konsensus për presidentin, fton partitë të diskutojnë emrat

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë...

Nafta kap 215 lekë për litër, rikthehet debati për Bordin e Transparencës

Nafta ka ndryshuar sërish, duke shkuar në tregun e...

Theu “arrestin në shtëpi” dhe kreu 8 vjedhje në një javë, arrestohet 20-vjeçari

Një 20-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi dyshohet se...