Studimet zbulojnë se ky ushtrim ndihmon kundër pagjumësisë

Më datë:

Pagjumësia është një nga çrregullimet më të shpeshta të gjumit dhe mund të jetë e përkohshme ose kronike. Ndërsa vështirësitë e herëpashershme me gjumin zakonisht shkaktohen nga stresi, ndryshimet e ritmit jetësor apo problemet e përkohshme shëndetësore, pagjumësia e vazhdueshme është një problem më serioz që ndikon në cilësinë e jetës dhe përqendrimin.

Në treg ekzistojnë shumë suplemente kundër pagjumësisë, por ekspertët theksojnë se nuk ka prova të forta që ato funksionojnë. Për këtë arsye, gjithnjë e më shpesh rekomandohet një zgjidhje më natyrale: aktiviteti fizik.

Por cila lloj ushtrimi ndihmon më shumë? Një analizë e re, përfshiu 30 studime nga 13 vende me mbi 2.000 pjesëmarrës.

Rezultatet treguan se joga me intensitet të lartë është ushtrimi më efektiv për përmirësimin e cilësisë së gjumit tek personat që vuajnë nga çrregullimet e gjumit. Sipas studiuesve, sekreti qëndron në frymëmarrjen e thellë dhe të kontrolluar, që është thelbësore në jogë: ajo qetëson sistemin nervor, ngadalëson rrahjet e zemrës dhe ul presionin e gjakut, duke përgatitur trupin për pushim. Për më tepër, joga ndikon edhe në aktivitetin e trurit, duke nxitur prodhimin e valëve delta, të cilat lidhen me gjumin e thellë dhe rigjenerues.

Rezultatet tregojnë se dy herë në javë është ritmi ideal. Edhe pse mund të duket logjike që “më shumë ushtrime” do të sjellin “më shumë gjumë”, shkencëtarët theksojnë se balanca është çelësi: mjaftueshëm aktivitet për të nxitur relaksin, por jo aq shumë sa të shkaktojë mbingarkesë.

Një studim vërtetoi se stërvitjet e tepërta mund të shkaktojnë hiperaktivizim, një nga shkaqet e pagjumësisë, kur trupi mbetet “tepër i ngacmuar” për t’u qetësuar.

Joga me intensitet të lartë, nuk ka të bëjë me shpejtësi apo forcë të tepërt, por me lidhjen midis lëvizjes dinamike, frymëmarrjes ritmike dhe aktivizimit të plotë fizik e mendor. Një nga zbulimet më interesante të analizës është se vetëm 30 minuta joga me intensitet të lartë janë të mjaftueshme për përmirësimin e gjumit.

Ky përfundim përgënjeshtron studimet e mëparshme që rekomandonin 50–60 minuta. Sipas autorëve, kjo lidhet me nivelin e kortizolit, hormonit të stresit, i cili qëndron i lartë gjatë stërvitjeve të gjata dhe mund ta pengojë procesin e relaksimit. Në përputhje me kërkimet ekzistuese, studiuesit theksojnë se praktikimi i jogës për 8 deri në 10 javë është periudha optimale për të vërejtur përmirësime të dukshme në cilësinë e gjumit. Në përgjithësi, rreth 10 javë janë të nevojshme që një sjellje e re të kthehet në zakon të qëndrueshëm.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Aksident në aksin Gramsh-Maliq, po transportonte eskavatorin, karrotreci del nga rruga dhe përfundon në kanal

Një aksident është regjistruar në aksin rrugor Gramsh-Maliq. Mësohet...

Puna për të riparuar antenën përfundon në aksident, 50-vjeçari dërgohet në spital në Fushë-Arrëz

Rreth orës 09:20, në sallën operative të Komisariatit të...

Besa triumfon ndaj Luftëtarit, pesë gola në Gjirokastër

Besa fitoi 2-3 në transfertë kundër Luftëtarit, në ndeshjen...

WhatsApp sjell opsionin për dy llogari në një iPhone, por edhe funksione të reja

Aplikacioni i mesazheve WhatsApp ka nisur të shpërndajë një...