10.5 C
Tirana

Studentët verifikim numrit të matrikullimit përmes e-Albania

Më datë:

Në platformën elektronike e-Albania, është shtuar një shërbim të ri elektronik, i cili u mundëson studentëve dhe ish-studentëve të informohen dhe të verifikojnë online, numrin e tyre të matrikullimit.

Nëpërmjet e-Albania, studentët mund të verifikojnë online numrin e matrikullimit, një element kyç për verifikimin e statusit të studentit, aplikimet për punë, proceset pranë universiteteve dhe saktësimin e të dhënave akademike.

Kryeministri Edi Rama u shpreh në një postim në rrjetet sociale, se ky është “një tjetër shërbim për studentët dhe ish-studentët nga viti akademik 2011–2012 e në vijim, ku përmes e-Albania tani mund të verifikojnë numrin e matrikullimit online, duke iu thjeshtuar procedurat”.

Përmes shërbimit “Informacion mbi statusin e numrit të matrikullimit”, përdoruesit mund të kontrollojnë lehtësisht nëse numri i tyre është aktiv, në proces verifikimi apo është refuzuar.

Shërbimi i ri synon të rrisë transparencën dhe të thjeshtojë procedurat, duke shmangur paraqitjet fizike pranë institucioneve arsimore.

Falë këtij shërbimi elektronik, studentët përfitojnë akses të menjëhershëm në informacionin e tyre personal akademik, duke kursyer kohë dhe duke lehtësuar komunikimin me institucionet.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Avokati i Popullit, Balla: Mbështesim kandidaturat e opozitës

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla,...

IA mund të ndajë informacione të rrezikshme… mjafton një poezi!

Gjithë çfarë ju duhet të tejkaloni barrierat e një...

“Matchy-matchy!” Ellie Goulding dhe Sienna Miller zbulojnë shtatzëninë në tapetin e kuq

Ellie Goulding dhe Sienna Miller janë në pritje të...

Zelensky paralajmëron negociatorët në Paris, përplasen NATO e Moska

Për herë të dytë brenda dy javësh dhe të...