16.5 C
Tirana

Stresi – Simptomat Që Nuk Duhet Të Injoroni dhe Ndikimi në Organizëm

Më datë:

Stresi i tepërt mund të shkaktojë një sërë pasojash në organizëm, duke prekur imunitetin të parin e më pas sisteme të tjera.

Simptomat e stresit janë shumë tinëzare dhe mund të anashkalohen apo injorohen shumë lehtë deri sa të jetë shumë vonë.

Në këtë artikull të AgrWeb.org do të mësoni për disa prej simptomave më të forta të stresit që nuk duhen anashkaluar.

Rënia e flokëve

Një nga simptomat më të dukshme të stresit të tepërt është rënia e flokëve.

Nëse flokët ju bien shumë në harkun kohor të dy deri në katër muaj, atëherë me siguri jeni tepër të stresuar.

Ankthi

Nëse e injoroni stresin, do të përjetoni shumë episode ankthi dhe parehatie.

Merrni masa të menjëhershme që mos të anashkaloni këtë problem sepse mund të prekeni nga depresioni më pas.

Për më tepër, stresi mund të shkaktojë luhatje humori dhe varësi.

Dhimbjet e Kokës

Stresi është një burim i vazhdueshëm i dhimbjeve të kokës dhe të të gjithë trupit.

Ai mund të shkaktojë edhe diare, ulçerë dhe artrit.

Mungesa e Durimit

Mungesa e durimit, acarimi dhe mungesa e tolerancës janë disa shenja treguese të stresit të tepërt.

Njerëzit e stresuar e gjejnë veten gjithnjë e më të zemëruar dhe pa durim.

Pesha

Stresi shkakton ndryshime të menjëhershme në peshën e trupit.

Ai  ngadalëson metabolizmin dhe nxit shtimin në peshë.

Në raste të tjera, stresi mund të shkaktojë edhe humbje të oreksit dhe rënie nga pesha.

Gjumi

Stresi i tepërt mund të shkaktojë probleme me gjumin. Kjo nënkupton që njeriu mund të flejë shumë ose më pak seç duhet.

Për të zgjidhur këtë problem, ju mund të bëni joga, të meditoni dhe të ushqeheni shëndetshëm.

Përveç problemeve fizike, stresi shkakton shumë probleme të rënduara psikologjike.

Këto mund t’i luftoni në bashkëpunim me familjen dhe miqtë të cilët mund të ndihmojnë në qetësimin e mendjes dhe shpirtit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Depozitimi i mbetjeve/ PD: Bashkia Durrës i jep 6.2 mln euro kompanisë nën sekuestro nga SPAK

Partia Demokratike akuzon Bashkinë e Durrësit për një tjetër...

Dialogu për krijimin e qeverisë, Vjosa Osmani: Kosova nuk është e izoluar nga partnerët strategjikë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e cila qëndron këto...

“Të dielën ndryshon ora: Ditët bëhen më të shkurtra, netët më të gjata”

Të dielën, akrepat e orës do të kthehen pas. Mes...

Balotazhi në 18 komuna në Kosovë, mbi 1.3 mln qytetarë me të drejtë vote

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka miratuar Listën...