Stoltenberg: NATO të përgatitet për luftën e 10-vjeçarit me Rusinë

Më datë:

Thirrjeve të shumta në Perëndim për t’u përgatitur për një përballje të mundshme me Rusinë u bashkohet edhe numri 1 i NATO-s.

Sekretari i Përgjithshëm i aleancës ushtarake veriatlantike Jens Stoltenberg thotë në një intervistë për mediat gjermane se NATO duhet të bëhet gati për atë që ai e quan “përballjen e 10-vjeçarit” me Rusinë.

Stoltenberg u bën thirrje vendeve anëtare të nxisin industrinë e armatimit, të përshpejtojë ritmet e prodhimit të armëve, për të qenë gati për një konflikt të mundshëm. Sipas tij, tashmë ka kaluar koha kur kjo industri punonte me ritmet e ulëta të kohëve të paqes.

Megjithatë, sekretari Stoltenberg tha se “NATO kurrësesi nuk synon të përballet ushtarakisht me Rusinë”.

Edhe zyrtarë të tjerë të aleancës kanë paralajmëruar më herët rrezikun se nëse Rusia lejohet të pushtojë plotësisht Ukrainën, atëhere Moska nuk do të ndalet me aq dhe objektivat e radhës do të jenë vendet e aleancës në Europë, çka do të thotë Luftë e Tretë Botërore.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Mesazhe provokuese në prag të protestës për gjuhën shqipe në Shkup

Çlirim Iseni, student dhe një nga organizatorët e protestës...

Kosovë, numrat me të cilët do të garojnë subjektet politike në zgjedhjet e 7 qershorit

/Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka bërë tërheqjen e...

Një analizë e thjeshtë gjaku mund të zbulojë rrezikun e padukshëm të sëmundjeve të zemrës

Një grimcë e trashëguar në gjak, që zakonisht nuk...

Alarm i ri për shpërthimin vdekjeprurës të Ebolës në Afrikë, 80 të vdekur

Një alarm i ri shëndetësor është ngritur pas një...