1.5 C
Tirana

“Sterlizimi”, Vokshi: E keni kthyer këtë komision në stallë; Ndreca: Nuk përballoni dot argumentet e Beqajt

Më datë:

Komisioni Hetimor për Sterilizimin dhe Check Up në shëndetësi ka vazhduar me tone të larta debatesh dhe diskutimesh mes deputetëve të mazhorancës dhe atyre të opozitës. Kryetarja e komisionit, deputetja e PD-së, Albana Vokshi tha se është futur në sallën e komisionit dhe ka gjetur Beqajn me disa mjete në duar dhe të rrethuar nga deputetë të mazhorancës.

“Mua nuk më lejohet të sjell parfum me vete më kontrollohet çanta, ndërsa Beqaj hyn me kutinë e zezë të metalizuar në sallë, di unë çfarë kishte brenda? Kjo është skandaloze. Ju bëj thirrje ndaluni! Ai është një shtetas i thirrur për të dëshmuar dhe duhet të respektohen procedurat që u respektuan edhe për të gjithë dëshmitarët e tjerë. Po teprohet. Kam gjetur një sallë të mbushur me Beqajn që shëtiste dhe avokatin që përdorte të gjitha mjetet që janë në dispozicion. U kthye komisioni si stallë”, tha Vokshi.

Deputeti i PS-së, Plarent Ndreca kërkoi që e gjithë situata të ç’tensionet dhe të mos përdoren tone dramatike.

“Këto shqetësime me nota të larta dhe dramatike, nuk kanë lidhje me punën e këtij komisioni. Beqaj me të kaluar pragun e Kuvendit është njeri i lirë fizikisht, ai mund të fusë çdo gjë që i shërben çështjes së tij. Nuk është e ndaluar që të marrë dokumente apo informacion që i shërben dëshmisë së tij. Ka 28 orë që Beqaj pret për të dëshmuar, është jashtë njerëzores, që i mohohet kjo e drejtë. Vazhdojmë me teatro dhe retorika në mënyrë që të shtyjmë dëshminë e Beqajt”, tha Ndreca.

Deputetja e PD-së, Ilda Dhori u shpreh se mazhoranca është afër arritjes së qëllimit të tyre që nga fillimi i këtij komisioni, bllokimin e tij.

“Duhet të zbardhen të gjitha aferat që janë bërë në shëndetësi, i kanë lënë dyert të spitaleve, pa shërbim, duke humbur edhe jetën si te rasti i Onkologjikut. Jeni të shqetësuar për orët në liri që po kalon Beqaj aty, është në liri, në kushte komode, pritjen ja bëtë madhështore. Mos u shqetësoni, se është më mirë se në ambientet e burgut”, tha Dhori.

Në bijim, deputeti Ndreca, kërkoi që Ilir Beqaj të nisë të japë dëshminë e tij, pas gati 28 orëve pritjeje.  “Nuk i përballoni dot argumentet e Beqajt, por dëshminë e tij po e pret gjithë Shqipëria dhe mediat. Ju po e pengoni”, tha Ndreca.

Pas debatit me tone të larta, Kryetarja e Komisionit Vokshi, ndërpreu për të disatën herë punimet.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha mbledh kryesinë e PD-së: Pezullimi i Ballukut çelte portat e ferrit për Ramën!

https://www.youtube.com/live/Q7iikI9ggfk?si=zKL8ebqTre7MxlDa&t=312 Kryedemokrati Sali Berisha ka mbledhur këtë të shtunë, më...

“Nga errësira lindi shpresa”, zëri i UÇK-së jehon në Shkup për drejtësi

Shkupi është mbushur sot me flamuj kuqezi, teksa qindra...

Inspektori i IKMT-së në Kukës kërcënon drejtorin e tij, arrestohet 33-vjeçari

Inspektori i IKMT-së pranë Drejtorisë Rajonale Kukës është arrestuar...

Veliaj bën padi të re në Kushtetuese: Të shpejtohet vendimi për daljen nga burgu, kryebashkiaku mungon në detyrë

Avokatët e kryebashkiakut Erion Veliaj i kanë kërkuar Gjykatës...