Stano: Takimi i nivelit të lartë, vetëm nëse ka pajtim nga kryenegociatorët

Më datë:

Bashkimi Evropian ka konfirmuar se sot në Bruksel do të ketë një takim në mes kryenegociatorëve Besnik Bislimi nga Kosova dhe Petar Petkovic nga Serbia.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano në një konferencë për media ka thënë se qëllimi i BE-së ka qenë gjithmonë gjetja e një zgjidhje në frymën evropiane për situatën aktuale.

“Kemi ftuar shefat negociator nga të dyja palët që të vijnë në Bruksel, dhe kemi marrë konfirmimin që ata do të vijnë, dhe po mund të konfirmoj që do të kemi një takim sot. Qëllimi është si gjithmonë që të gjejmë një zgjidhje evropiane për situatën aktuale”, ka thënë Stano.

Stano ka shtuar se sa herë që kryengeociatorët arrijnë të pajtohen për ndonjë çështje, pastaj ftohet takimi i nivelit të lartë.

“Ju e dini që takimet e kryenegociatorëve zakonisht pasohen nga takimet e nivelit të lartë kur kryenegociatorët janë të gatshëm të pajtohen. Ne kemi parë dialogun e të hënës me liderët e dy palëve, fatkeqësisht ai takim nuk solli asnjë rezultat.

BE ripërsëritë që pret sjellje evropiane nga dy palët për të gjetur zgjidhje për këtë situatë, që është situatë krize, që s’e kemi parë prej vitesh”, ka thënë Stano.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Sula: IKMT dhe IMT do të bashkohen në një strukturë të vetme”

Kryeinspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula gjatë një takimi me...

“Vendimi i European Komision: 160 milionë euro për Ballkanin, përfitojnë tre shtete”

Komisioni Evropian (KE) ua ka ndarë në total 158.9...

“Vendimi i Apelit në GJKKO: Bllako fiton pafajësi pjesore, dënimi zbret në 2 vite”

Apeli i GJKKO ka zbutur dënimin për Alqi Bllako...

Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

Konferenca Vjetore e 28-të e Qendrës Ndërkombëtare të Mikrofinancës...