Rritet niveli i Liqenit të Shkodrës dhe lumit Drin

Rritje e nivelit të Liqenit të Shkodrës dhe të lumir Drin, por nën kuotën maksimale.

Nga monitorimi në terren ditën e sotme datë 24.11.2022,ora 08.00, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:
• Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.00, shënon kuotën 8.09 m, (nga 8.0 m që ishte më datë 23.11.2022 në orën 16.00) (Kuota max 8.70 m).

• Hidrometri i lumit Drin në orën 08.00,shënon kuotën 6.05 m, (nga 5.70 m qe ishte me date 23.11.2022 në orën 16.00) (Kuota max 7.50 m).

Bashkia Shkodër
Sipërfaqe totale e përmbytur 1130 Ha (nga 1365 Ha qe ishte me date 23.11.2022 ora 16.00)
Nj.A. Ana e Malit.

1. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 700 Ha (nga 850 Ha qe ishte me date 23.11.2022 ora 16.00), kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan, Oblikë.

2. Rruga e Obotit ka prezencë uji 25 cm, është e kalueshme vetëm me mjetet e ushtrisë.
3. Ujësjellësi Oblika 1 dhe 2,si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit Nj.A Dajç.

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 100 Ha (nga 110 Ha qe ishte me date 23.11.2022 ora 16.00), kryesisht në fshatrat Mushan, Shirq, Pentar.

Tendencë e nivelit të ujit është në ulje.
Nj.A. Velipojë
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 100 Ha (nga 125 Ha qe ishte me date 23.11.2022 ora 16.00), kryesisht fshatrat Baks, Luarz. Ças.

Nj. A. Guri i Zi
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 30 Ha (nga 80 Ha qe ishte me date 23.11.2022 ora 16.00), kryesisht në fshatrat Kuç dhe Rrenc.
Vërehet një gërryerje e tokave bujqësore në bregun e lumit Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, në një gjatësi prej 800 ml.

Nj.A.Bërdicë
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 200 Ha, konkretisht në fshatrat Trush.
Familje të evakuara aktualisht dhe marrin shërbim ne konvikte:
Janë 7 familje, gjithsej 24 persona, si me poshtë:
Lagj. Nr 1 – 1 familje me 4 persona
Lagj. Nr 4 – 1 familje me 3 persona
Nj.A Berdicë – 2 familje me 5 persona
Nj.A. Guri zi -5 familje me 6 persona
Kanë marrë trajtim gjithsej në konvikte:
14 familje me 43 persona
Kanë kërkuar shërbim dhe iu është përgatitur akomodimi (por nuk janë paraqitur) 10 familje me 30 persona

Nj. Administrative Bërdicë, 2 familje (8 persona) te akomoduar tek të afërmit
Bashkia Shkodër është në gatishmëri me të gjithë kapacitetet e veta njerëzore, logjistike dhe akomoduese për t’i ardhur në ndihmë popullatës të rrezikuar nga përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e shiut dhe shkarkimet e hidrocentraleve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi