Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor (ISS) është një nga arritjet më të mëdha të njerëzimit pasi është një habitat në hapësirë, një shembull i shkëlqyer i bashkëpunimit ndërkombëtar dhe një mrekulli unike e teknologjisë.
Por tani po afrohet edhe fundi i tij, por edhe pse e ka tejkaluar misionin e parashikuar 15-vjeçar, NASA planifikon që ta heqë rreth vitit 2030, shkruan CNN.
Agjencia hapësinore po bashkëpunon me kompani private për të kaluar në një stacion hapësinor komercial. Një konkurs do të zgjedhë krijimet më të mira dhe një ose më shumë partnerë për një demonstrim fillestar që do të përfshijë një mision 30-ditor me ekuipazh në hapësirë. Më tej, NASA do të blejë “shërbime stacionare” nga një kontraktues privat që ka si detyrë ngritjen e një pasardhësi modern të ISS.
Aplikimet duhet të dorëzohen vitin e ardhshëm, por NASA ka nisur punën me disa kompani për të krijuar dizenjo të stacionit komercial para se zëvendësimi të nisë vërtet.
Mes tyre është kompania Vast Space, e cila ka firmosur një marrëveshje me SpaceX për stacionin e parë komercial hapësinor, Haven 1 që është projektuar për në maj 2026.
Modeli është një koncept që synon të shkojë në orbitë për tre vjet për të mbështetur katër misione dyjavore që do të kryhen nga ekipe me nga katër astronautë.
Vast Space ka investuar për të prodhuar dy module në vit të pasardhësit të mundshëm të Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor.
“Në mënyrë që të ketë ndonjë mundësi, një stacion i ardhshëm komercial duhet të prekë kostot operative vjetore në 1-2 miliardë dollarë në vit, duke iu përgjigjur kostos vjetore prej 2.7 deri në 5.5 milionë dollarë në ditë, më pak se gjysma e ISS”, tha CEO i kompanisë, Max Haot.
Vast nuk dha informacione për kostot e operimit, por tha se do të investojë rreth 1 miliardë dollarë, një kombinim i kapitalit privat të themeluesit Jed McCaleb, i cili ka bërë para përmes industrisë së kriptomonedhave dhe të ardhurave nga klientët kur Haven-1 të hyjë në veprim.