Spitalet nuk ka gjasa të mbingarkohen nga Omicroni

Më datë:

Ka pasur shqetësime se përhapja kaq e vrullshme e infektimeve me Omikron do të rriste dramatikisht numrin e të shtruarve nëpër spitale.

Por, një studim i fundit ka sjellë optimizëm se kjo nuk do të ndodhë.

Studiuesit nga Zvicra dhe Gjermania thonë se varianti Omicron nuk ka gjasa të shtyjë sistemet e kujdesit shëndetësor në mbingarkesë.

Omicron është dukshëm më infektues, por në dukje më pak i rëndë se varianti Delta, tha të enjten Zyra e Laboratorëve Federalë për Shkencën dhe Teknologjinë e Materialeve.

Një ekip ekspertësh modeloi skenarë të ndryshëm për muajt e ardhshëm për Zvicrën dhe Gjermaninë fqinje, duke përdorur tri nivele të veçanta të riprodhimit viral – 1.3, 1.5 dhe 1.8 si skenarin më të keq.

“Varianti Omicron nuk ka gjasa të shkaktojë një numër rekord të pranimeve në ICU (…) edhe në kushte të pafavorshme”, thuhet në një deklaratë.

Megjithatë, ata paralajmërojnë se mbeten disa rreziqe, veçanërisht mungesa e stafit në spitale dhe kapacitetet e kufizuara në diagnostikimin e Covid

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rritet numri i të prekurve nga Hantavirus

Alarmi nga virusi vdekjeprurës Hantavirus ka vënë në lëvizje...

Ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, PS kërkon heqjen e kufizimeve për ligjet e ‘përafrimit me BE’

U zhvillua sot mbledhja e Këshillit për Rregulloren dhe...

Babai i 21-vjeçares flet për ngacmime të përsëritura nga mjeku

Lidhur me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në...

Çmimi i naftës rritet pas dështimit të bisedimeve SHBA-Iran

Çmimet e naftës vijuan rritjen në fillim të javës,...