Municione luftarake në banesë, kapet 44 vjeçari në Elbasan

Më datë:

ELBASAN– Një 44 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit , pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe municione luftarake.

Në pranga ka rënë shtetasi G D 44 vjeç, banues në lagjen “Visarion Xhuvani” Elbasan të cilit i janë gjetur në banesë municione luftarake.

Në zbatim të planit të masave për kontrollin e personave që mbajnë armë pa leje, bazuar në  informacionet e  siguruara në rrugë operative dhe ndjekjen me metoda proaktive, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Kral”  në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

-G.D., 44 vjeç, banues në lagjen “Visarion Xhuvani”  Elbasan.

Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të banesës së 44 vjeçarit, gjetën e sekuestruan një armë zjarri kallashnikov, një pushkë sportive me dylbi, rreth 500 copë fishekë  luftarak për pistoletë, kallashnikov e mitraloz, një përforcues grushti,një thikë dhe 7 karikatorë.

Provat e mësipërme janë dërguar në Institutin e Policisë Shkencore në Tiranë për t’u ekzaminuar nëse janë përdorur në ngjarje të tjera kriminale.

Gjithashtu po vazhdon puna për dokumentimin e mëtejshëm ligjor të kësaj ngjarje dhe të aktivitetit kriminal të këtij shtetasi nëse është i implikuar në ngjarje  kriminale të ndodhura më parë”, thuhet në njoftimin e policisë

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rritet numri i të prekurve nga Hantavirus

Alarmi nga virusi vdekjeprurës Hantavirus ka vënë në lëvizje...

Ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, PS kërkon heqjen e kufizimeve për ligjet e ‘përafrimit me BE’

U zhvillua sot mbledhja e Këshillit për Rregulloren dhe...

Babai i 21-vjeçares flet për ngacmime të përsëritura nga mjeku

Lidhur me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në...

Çmimi i naftës rritet pas dështimit të bisedimeve SHBA-Iran

Çmimet e naftës vijuan rritjen në fillim të javës,...