Spiropali: Një mekanizëm i fuqishëm demokratik në duar të qytetarëve!

Më datë:

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Sporopali ka prezantuar në Komisionin e Ligjeve, projektligjin e “Agjencisë për dialog dhe bashkëqeverisje”.

Në fjalën e saj, ministrja e cilësoi këtë projektligj si një mekanizëm të fuqishëm demokratik në duar të qytetarëve.

“Duke ju uruar suksese në punën Tuaj, më lejoni të shpreh falenderimet e mia që nisët punën menjëherë me shqyrtimin e këtij projektligji, i cili do të jetësojë një mekanizëm të fuqishëm demokratik në duar të qytetarëve shqiptar.

Ky projektligj nuk është vetëm derë që hapet pas cdo ankese dhe pas cdo kërkese të qytetareve, por edhe një derë ku mund të trokasë cilido qw ka një mendim apo iniciativë në funksion të rritjes së cilësisë së shërbimeve për qytetarët.

Ky Projektakt pasqyron vizionin dhe synimin e Këshillit të Ministrave te Republikëse së Shqipërisë për krijimin e një mekanizmi gjithëpërfshirës të vendimmarrjes me publikun, si një garanci për realizimin e të drejtave dhe interesave të tyre të ligjshme, brenda aparatit të pushtetit ekzekutiv.

Projektakti përben një nisme për ri konceptimin dhe riorganizimin institucional te Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje dhe ka për qëllim përfshirjen e qytetarëve, jo vetëm në procedurat administrative që kanë të bëjnë drejtpërdrejt me të drejtat dhe interesat e tyre vetjake, por edhe në proceset e tjera politikëbërëse dhe vendimmarrëse.

Objektivi final i tij është të rrisë cilësinë e ofrimit të shërbimeve publike dhe përgjegjshmërinë e nëpunësve publikë ndaj qytetarëve dhe të gjitha subjekteve të së drejtës.

Kjo duke siguruar pjesëmarrjen e tyre në vendimmarrje dhe ndërveprimin me organet publik, të gjitha këto përmes Platformes “Me ty për Shqiperinë që duam”.” tha Spiropali në komision.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha pret zyrtarin e CDU: Procesi zgjedhor i deformuar, integrimi në BE të bazohet në merita

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një...

Durrës: Pranga organizatores dhe dy shtetaseve kolumbiane për prostitucion

Policia e Durrësit ka zbuluar një apartament, i cili...

Avokati i Veliajt: Gjykata nuk ka vlerësuar 35 fashikuj me prova digjitale

Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, deklaroi sot se...

Filmi për Michael Jackson thyen rekorde globale

Filmi i ri muzikor për Michael Jackson ka shënuar...