Specifikat e përfolura të Google Pixel 7 tregojnë përmirësimet në krahasim me Pixel 6

Tani që ne e dimë saktësisht datën se kur do të dalin detajet e plota për Pixel 7 dhe 7 Pro, që ka shumë të ngjarë të vendosen për para-porosi, si dhe kur mund të fillojnë të dërgohen dhe për shumë çka tjetër, gjithçka çfarë ka mbetur për t’u zbuluar përpara ngjarjes së 6 tetorit janë specifikimet e pajisjeve të ardhshme kryesore të Google.

Ndërsa kanë rrjedhur disa detaje ose janë konfirmuar nga vetë gjiganti i kërkimit javë apo edhe muaj më parë, Yogesh Brar sot po përpiqet me guxim të bashkojë një fletë pothuajse të plotë të specifikimeve për më të voglin dhe më të lirën nga dy telefonat e ardhshëm me Android.

Disa nga specifikat kryesore të përfolura për Pixel 7 janë ekrani 6.3-inch OLED me rezolucion Full HD+ dhe aftësi rifresikimi prej 90Hz, procesori Google Tensor G2, çipi i sigurisë Titan.

Pastaj vije kamera kryesore me sensor prej 50MP dhe kamera për fotografi me kënd ultra të gjerë me sensor prej 12MP, ndërsa kameria “selfie” ka sensor prej 11MP.

Ka 8GB ram memorie, dhe vije me 2 opsione të hapësirës së përgjithshme 128GB dhe 256GB. Sistemi operativ i Pixel 7 është Android 13, ndërsa ka bateri me kapacitet prej afro 4,700mAh. Mbështet rimbushjen pa kabllo dhe rimbushjen e shpejtë prej 30W

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi