Specifikat e Asus Zenfone 9

Madhësia kompakte, mundësitë e shumta, etiketa e Zenfone 9 e vendosur në pjesën e pasme të telefonit, i përmbledh me kujdes prioritetet e saj. I përshtatshëm për gjepin dhe një nga celularët e nivelit më të lartë në treg, telefoni më i fundit i Asos përmban një çip të fuqishëm, një kamerë të re kryesore, dhe ngritje të kapacitetit të baterisë.

Por që kësaj radhe nuk do të ketë telefon Zenfone Flip, dhe versioni i vetëm i Zenfone 9 do të jetë kjo pajisje. Po, kjo pajisje është e vogël. Asus ka larguar disa fraksione milimetrike nga dimensionet e vogla të Zenfone 8 dhe ka mbajtur peshën prej 169 gramëve, duke e bërë baterinë më të madhe edhe më mbresëlënëse.

Efikasiteti i përmirësuar Snapdragon 8+ Gen 1 pritet që të bëjë mrekulli me pajisjen, dhe versioni i ri i çipave të Qualcomm është edhe më i fuqishëm se ai i kaluari.
Zhvillimi tjetër kyç është kamera kryesore e cila gjithashtu vije me një sensor më të madh se ai i vitit të kaluar prej 50MP.

Moduli ultra i gjerë mbetet i pandryshuar prej 12MP, por veçori e saj është auto fokusi, veçori kjo e cila shumë telefona të ri të vitit 2022 nuk e kanë. Gjithashtu, kamera selfie me auto fokus, e ripërdorur te Zenfone 9 e dallon atë nga pajisjet tjera, e cila ka sensor prej 12MP.

Pjesa tjetër mbetet pak a shumë e pandryshuar. Ekrani OLED me 5.9 inç ka shpejtësi rifreskimi prej 120Hz, bateria rimbushet me kapacitet prej 30W, e ka vrimën për vendosjen e kunjit të kufjeve dhe zmadhues stereo, ndërsa trupi i telefonit vlerësohet me IP68. Ndërsa lexuesi biometrik i gishtit tani është i vendosur anash telefonit, ndërsa në versionin e kaluar ishte i vendosur në ekran.

Zenfone 9 vije me një kuti të ricikluar me ngjyrë të hirtë dhe me një numër 9 të printuar në pjesën kryesore. Brenda saj gjendet karikuesi prej 30W me kabllo USB-C.

Brenda kutisë gjithashtu gjendet një këllëf mbrojtës i telefonit me plastik të fortë, dhe pjesa rreth kamerës është më e ngritur në mënyrë që xhami i kamerës mos të ketë kontakt me sipërfaqet.

Këllëfi përshtatet me kornizën e telefonit gjithashtu, vije me ngjyrën e bardhë për versionin me nghyrë Moonlight të bardhë, dhe e zezë me versionet tjera.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi