Specialja cakton seancën e radhës për ish-krerët e UÇK-së

Më datë:

Javën e ardhshme, më 19 maj, në Gjykatën Speciale do të mbahet konferenca për ecurinë e çështjes në rastin e ish-presidentit Thaçi dhe ish-krerëve të tjerë të UCK-së.

Në kalendarin e Dhomave të Specializuara thuhet se konferenca do të mbahet më 19 maj, në orën 11:00.

“Për të përcjell seancën nga galeria për publikun ose qendra për median duhet të regjistroheni paraprakisht.

Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik në public@scp-ks.org(link sends e-mail) në të cilin do të shënoni emrin dhe mbiemrin, statusin, datën e lindjes, shtetësinë dhe numrin e pasaportës.

Afati i fundit për regjistrimin paraprak është deri të hënën, më 17 maj në ora 17:00. Seanca mund të ndiqet edhe përmes internetit, me një vonesë, dhe në këtë rast nuk nevojitet regjistrimi”, thuhet në njoftim.

Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi po akuzohen se si drejtues të UÇK-së kishin kryer krime kundër njerëzimit gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Për këto akuza ata po mbahen në paraburgim prej momentit kur ishin arrestuar në Kosovë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Kryengritja paqësore do të vazhdojë deri në rrëzimin e Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se protesta...

Begaj takohet me kongresmenin amerikan, fokus stabiliteti në rajon

Presidenti Bajram Begaj ka takuar gjatë një vizite në...

Osum: Gjendet trupi i 73-vjeçares së zhdukur, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Berat,...