11.5 C
Tirana

SPAK rrëzon padinë e Tufës ndaj ish-shefit të Policisë së Burgut të Qafë-Barit: Është jashtë kompetencave tona

Më datë:

Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) ka shpallur moskompetencën në lidhje me padinë e ish-kreut të ISKK Agron Tufa, ndaj ish-shefit të Policisë së Burgut të Qafë-Barit Edmond Caja.

Avokati i Agron Tufës, Sejdin Cakrani publikon shkresën e SPAK ku thuhet se kallëzimi penal për “Krime kundër njerëzitmit” i paraqitur nga ish-kreu i ISKK kundër Edmond Cajës, i depozituar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda (para krijimit të SPAK) i ka kaluar për verifikime Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Po ashtu, në dokumentin dërguar avokatit Sejdin Cakrani nga kreu i SPAK Arben Kraja, thuhet se, kjo vepër penale nuk është kompetencë e Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion duke rrëzuar kështu padinë.

I irriutuar nga përgjigja, avokati Cakrani sulmon SPAK, duke e quajtur atë institucion të kapur nga ish-jetues të komunizmit, ndërsa shton se dhe shkresën për kthim-përgjigje ja kanë dërguar pa vulë.

Dokumenti i SPAK: Kthim-pergjigje per kallezimin e Agron Tufes kunder Edmond Cajes

82446136_3134355186610639_7735802679296786432_o.jpg

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Muhamet Alidemaj dënohet me 13 vjet burgim për masakrën e Izbicës

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtor Muhamet Alidemajn...

Berisha paralajmëron Ramën: Nëse shkon në KiE do pritesh me protesta

Partia Demokratike zhvillon sot, 2 shkurt, mbledhjen e grupit...

Mazniku: Nesër Kuvendi vendos të ketë vetëm 1 kryetar për Komisionin e “Territoriales”

Është mbledhur këtë të hënë Komisioni Posaçëm Parlamentar për...

Shkaktoi aksident me vdekje, AMP arreston efektivin e policisë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës-Kavajë) ka arrestuar në...