Specialja fton deputetin e PDK-së

Më datë:

Deputeti i ri i PDK-së, Ferat Shala është ftuar nga Specialja.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Shala përmes një postimi në Facebook, shkruan lajmi.net.

Ai ka bërë të ditur se ftesës do t’i përgjigjet më 5 shkurt.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

Dua të ju informoj që kam pranuar ftesë nga Gjykata Speciale në Hagë, të cilës do i përgjigjem më datë 05.02.2020.

Në tërë veprimtarinë time jetësore atdhetare asnjëherë nuk jam ndi më i nderuar dhe respektuar se sa kur isha pjesë e UÇK-së! Asnjë shkronjë nuk e heq nga e kaluara ime në të gjitha periudhat e veprimtarisë sime!

Me këtë rast, dua të falenderoj trungun tim familjarë që më edukoi në rrugën e drejtë karshi popullit dhe atdheut tim. Shpreh falenderim dhe mirënjohje për të gjithë bashkëluftëtarët, dëshmorët dhe heronjtë për sakrificën sublime që ata bënë.

Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Policia zbulon arsenal armësh në Tiranë, nënë e bir të dyshuar

Zbulohet një bazë armatimi në Tiranë. Në kuadër të...

Aksion i gjerë në burgje, sekuestrohen sende të ndaluara në Durrës dhe Rrogozhinë

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njoftoi sot se ka...

Përfundon me sukses misioni hënor Artemis II

Astronautët e misionit Artemis II janë kthyer me sukses...

Ndahet nga jeta Eliot Engel, miku i madh i Kosovës

Ka vdekur në moshën 79-vjeçare, ish-kongresisti amerikan, Eliot Engel,...